Mevlan Murati merr ftesë nga përfaqësuesja e Maqedonisë në prag të ndeshjes eliminatore të shtatorit kundër Luksemburgut në transfertë.
Mbrojtësi 21-vjeçar, i cili është aktivizuar edhe më Shpresat e Shqipërisë në një turne miqësor të zhvilluar në Itali, ka pranuar të veshe fanellën e Maqedonisë, duke qenë i vetëdijshëm për mundësitë e pakta për t’u aktivizuar në formacionin e De Biasit.
Futbollisti i lindur në Tetovë ka qenë në vëzhgim nga Federata Shqiptare e Futbollit, por nuk pajis me pasaportë shqiptare për faktin se nuk konsiderohej nga trajneri De Biasi si një alternativë potenciale në formacionin kuqezi.
Nëse Murati do të aktivizohet qoftë në një ndeshje zyrtare me Maqedoninë, në të ardhmen nuk do të ketë mundësi të japë kontribut për Shqipërinë.
Mevlan Murati është formuar si futbollist te Shkëndija e Tetovës, që zotëron kartonin e tij. Gjatë sezonit 2013-2014 u dha në formën e huazimit te Partizanit në kategorinë Superiore, ndërsa aktualisht është pjesë e Shkupit, po në formë huazimi te Shkëndija.
