Mevlan Shanaj tregon pengun e Rikard Ljarjas, cila ishte biseda e fundit mes tyre

Leda Hysa

Mevlan Shanaj, ishte një nga miqtë e shumtë të aktorit të njohur, Rikard Ljarja, që u nda nga jeta ditën e djeshme. Kolegu dhe miku i të ndjerit tregon bisedën e fundit që pati me ikonën e kinematografisë shqiptare, vetëm dy ditë para se të ndërronte jetë.

“Takimi im me të është 55 vjet të shkuara. I fundit ishte para dy ditësh në telefon, ishte i lodhur, por pavarësisht nga gjendja e tij e rënduar ai nuk i ka ndalur komunikime. Sot po bisedojmë për përcjelljen e një legjende, jo thjesht të një aktori. Ai ishte një figurë që ka pasur dashurinë, pasurinë e tij më të madhe që e transmetonte me sytë e tij, kjo e çoi atë në çdo familje shqiptare që e deshi aq shumë”, tha aktori Shanaj në një lidhje për “News 24”.

Pengu i Ljarjas ishte pamundësia për të shkruar përjetimet e tij, ndërsa prej 3 muajsh sëmundja e detyroi të zinte shtratin.

“Ne vuajmë nga uni, ai nuk e njihte këtë. Kishte pasurinë shpirtërore. Prej 3 muajsh kishte zënë shtratin dhe ky mund të them ishte një peng. Një ditë më tha se shikonte nga dritarja e tij katin e 5-të të një komshiu përballë dhe një fragment qielli. ‘Janë 11 antena’, më tha. ‘Po mirë shkruaj, do dalë një tregim i bukur’, i thashë unë. ‘Po shkruaje ti, se unë nuk mundem’, më tha …”, kujton Shanaj.

 

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Faleminderit i nderuari Mevlan Shanaj.do na bëni të jetojmë me Rikardin e ndierë,me plotësimin e asaj Porosia ai dhenë- i pahar Ai dhe vepra e tij. Një jetë si MESUES,në Tiranë fshat-qytet,dashamirës i art-kulturës,jëtën nisur si*Përgjegjes Kulture*,në BËRTHAMËN e TRADITAVE kulturë-Arsim, SHËNGJERGJ,mes viteve 1960..Mes ATRISTËVE dhe SHKRIMTARËVE një jetë ! Ndiese Rikard Lahes, Mbrodhësi pasuesve…
    Guri Naimit D.

  • Yjet kane nji forc terheqeese magnetike me njeri-tjetrin ,

    saqe ganjiher te duket nji lidhje magjike .

    E tille eshte lidhja e Yjeve te Filmit Shqiptare

    jane te paharrushem per gjithe shqiptaret .

    U prehte ne Paqe i Mrekullueshmi Rikard Lajra …

  • Yjet kane nji forc terheqeese magnetike me njeri-tjetrin ,

    saqe nganjiher te duket nji lidhje magjike .

    E tille eshte lidhja e Yjeve te Filmit Shqiptare

    jane te paharrushem per gjithe shqiptaret .

    U prehte ne Paqe i Mrekullueshmi Rikard Lajra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *