Mezi po e presim,
Kuvendin e ri,
se tjetër estradë,
s’ka në Shqipëri!
Nuk paragjykoj,
si do jetë i riu,
po do jetë estradë,
gjersa është Saliu.
Kuvendin e shkuar,
që pas kemi lënë,
mbi gjysmën e kohës,
Sala e ka ngrënë!
Saliu e mbajti,
ballin e qoshesë,
se Meta-për dreq,
e ka debulesë!
Nuk dimë nëse Sala,
kohën do ta uli,
me që këtë vit,
do të jetë dhe Luli.
Po Salën sërish,
s’do të mund ta ndalin,
se do të vazhdojë,
prapë me dixhitalin.
Uragani plak,
s’bën vaki të ndalet,
sepse qytetarët,
do t’i qajnë hallet.
Me lot krokodili,
përsëri do qajë,
se Salën për hallet,
nuk ka zot ta mbajë!
Edhe pse PD-ja,
është shpartalluar,
Sala do të jetë,
shumë i karikuar.
Do ndizet në sallë,
flakë si vetëtima,
se në formacion,
mungon Jozefina.
Mezi që e presim,
Kuvendin e ri,
se nuk shtyhet dita,
pa një xha Sali!
A.Duka

Kete Xha Saliun ti Arben e ke portretizuar ndoshta me mire se cdo Pene tjeter ne Shqiperi!
Xha Saliu eshte Miniere Floriri per ta demaskuar!
Ky Lapangjoz i Politikes shqiptare eshte ndoshta Monstra me e keqe e Politikes, ne Shqiperi po e po , por ndoshta dhe ne gjithe Kontinentin Europian!
Disa strofa te te tuat per xha Saliun do te mbeten gjate ne Memorjen e shqiptareve!..
Te gjitha strofat, njera me e bukur se tjetra…Si kjo strofa e fundit:
…Mezi qe e presim
Kuvendin e ri
Se nuk shtyhet dita
Pa nje xha Sali…!
Medet medet !
S a r k a z e m
e p e r s o s u r !…
Salehu do te jetë deputeti qe do të perjashtohet më shumë gjat kësaj legjislature.
Z.ARBEN.JE NJESH.EDHE NE MEZI PO E PRESIM FILLIMIN E KUVENDIT TE RI.BESOJ QE DITEN E PARE KUR RUCI TA NDAL NE MARREZIT E TIJ TE FOLUREN PA LEJE E PA DOGANE,AI DO E NXJERR GRUPIN E DEPUTETEVE JASHT PER 6 MUAJ.SE PD ESHTE NJE BANDE E PATURPESHME QE KERKON VEÇ GJAK.VETEM KESHTU DO RREZIKOHET PS E RAMA-SIPAS TYRE.JO PAK E RREZIKESHME ESHTE & BALLI I LSI-MONI.E SHTYRE NGA LIKE FLORIRI AJO MENDON TI BEJ GJEMEN KM RAMA.TE SHOFIM SE ÇDO TE BEJNE KARAGJOZET E POLITIKES LD+LSI.
Bashkohem me ” N. Vjosa ” , me nje korektim te vogel . Pena e Arbenit , ne te gjitha subjektet , qe trajton , mbetet e pervecme dhe pa objkt tjeter krahasus , ne Shqiperi . Poezia eshte fryme . Nuk kam gjetur nje poezi te vetme te Arbenit , qe te mos kete frymezim maksimal dhe kompozim artistik . Zgalem