Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për mediat nga qyteti i Korçës tha se nuk pret me asnjë interes vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e tij.
“Nuk kam asnjë interes se çfarë do të vendosi gjykata Kushtetuese për vendimin e Parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, për të shkarkuar Presidentin e Republikës për një intervistë te Çim Peka.
Ai tha mezi pret të lirohet nga posti i Presidentit dhe t’i bashkohet popullit të 2 marsit në beteja të vërteta.
Do të vazhdoj deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe makinat e policisë, sepse mezi po më pret populli i 2 marsit dhe unë mezi po pres t’i jap më të mirën time atij populli të mrekullueshëm. Jini të duruar. Unë do të kthehem te populli i 2 marsit, ata i kanë të gjitha”, tha Meta.
Meta tha gjatë zgjedhjeve të prillit se nëse Rama fitonte do e dorëzonte mandatin e Presidentit. I pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështje ai tha:
“Nuk ka fituar, ka qenë ndeshje e shitur që pa filluar, e trukuar. S’kam premtim për atë që do të ndodhë më 6 mars, sepse skam marrë pjesë në zgjedhjet e prillit. Në zgjedhjet e para pasi të heq këtë kostum do të më keni në ndeshje të vërteta”.
a.m/dita

Mjer djepija cefar ka Tunder.
Është optimist horri se hambar të votave të LSI ka budallenjtë e Myzeqesë që megjithse kusari me bllok në dorë veshur me kopertinën e kushtetutës i ka përbuzur si vemje duke thën disa herë publikisht :
“Jam Ilir Meta unë, nga gurët e Skraparit , jo nga balta e Myzeqesë” dhe
budallenjtë e Myzeqesë si budallenjë që janë vrapojnë të votojnë LSI e kusarit Ilir Muta.
O zot ruai mëndët e njerëzve të mos lajthisin.
Po korrupsioni galooant i PS a eshte nje shkak qe Meta te rrisi mbeshtetesit?
Cfare te bejne njerzit e varfer me injorimin e aoaratcikeve te korruptuar te qeverise? Po pensionistet, me te cilet tallen tigrat e luanet e qeverise duke thene se po u rrisin pensionet me 5%?????? Tere vitin amprifikojne ate 5000 leksh qe u jepet si bonus duke e perkthyer ne nje rritje pensionesh me nje shifer rreth 2.5%. Pa verifikoni , kane ndryshuar ne vlere pensionet qe nga prilli i vitit 2021????Jo…Kurse inflacioni po shkon 3.7%, cmimet ne stratosfere dhe pensioniste llogartin qindarkat kurse politikanet milionat. Prandaj, kushdo qe te fitoje, pak rendesi ka per popullin e thjeshte.