Kjo situatë do ta bëjë këtë VKM të vështirë për t’u zbatuar në praktikë dhe në të njëjtën kohë të kushtueshëm për tatimpaguesit, të cilët shpresojnë të përfitojnë nga ky përjashtim i TVSh-së.
Për përfaqësuesit e biznesit heqja e TVSH-së për makineritë është jozerioze, e paplotë dhe burokratike. Lista e makinerive të cilat janë të përjashtuara nga aplikimi i TVSH-së nuk është gjithpërfshirëse dhe në praktikë kjo e bën të pamundur zbatimin e VKM-së, – ishte një nga pretendimet e biznesit duke shtuar faktin se mbi tatimpaguesit rëndojnë kërkesa të cilat janë mjaft të vështira dhe të panevojshme për pjesën më të madhe të tyre (dokumente, autorizime, miratime, vërtetim nipti, plan biznesi, linjë teknologji prodhimi, plan investimi etj. ).
Kjo situatë do ta bëjë këtë VKM të vështirë për t’u zbatuar në praktikë dhe në të njëjtën kohë të kushtueshëm për tatimpaguesit, të cilët shpresojnë të përfitojnë nga ky përjashtim i TVSh-së. Por për Ministrinë e Financave, shqetësimet e shfaqura janë të pabaza, pasi sipas tyre “cdo makineri dhe pajisje kur importohet ka një Kod të caktuar doganor, kod ky i specifikuar në këtë listë. Kështu që për ta nuk qëndron ky argument. Po ashtu Ministria e Financave nuk i cilëson burokratike procedurat, pasi përjashtimi nga pagesa e TVSH në import është e lidhur me importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të investimeve në një nivel të caktuar apo në një sektor të caktuar.