M’Gladbach mund Wolfsburg, Bayern zyrtarisht kampion!

redaktor

Wolfsburg nuk arriti të shtyjë me një javë titullin kampion të Bajernit të Mynihut pasi u mund 1-0 nga Moenchengladbach që fitoi me një gol në fund të Max Kruses.

Ky finalizim vendosi në fakt një ndeshje të ekuilibruar duke përcaktuar dhe fatin e titullit, me Bajernin që tashmë është zyrtarisht për herë të 25-të kampion i Gjermanisë dhe pse për të ngritur lart “Meisterschalen” duhet të presë deri në javën e fundit. Ndërkohë që suksesi me Wolfsburgun riktheu në vendin e tretë Gladbach, që parakalon tashmë Leverkusenin. Paderborni shpërdoroi dy gola në garën për mbijetesën teksa përballë Werderit, ekipi i Breitenreiter barazoi 2-2 pasi kryesonte 2-0. Fillimi ishte i mbarë për skuadrën vendase që kaloi në epërsi në të 25-ën me Vrancic ndërsa dy minuta më pas Stoppelkamp dyfishoi shifrat. Para pushimit Selke ngushtoi diferencën, ndërsa në të 76-ën, Hajrovic befasoi Paderborn me golin e 2-2.

Me daljen me të kuq të Heinloth fitorja për vendasit u bë e pamundur, të cilët me këtë barazim tashmë parakalohen dhe nga Hamburgu në renditje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *