Ishte një ditë e freskët shtatori e vitit 1998 kur u takuan për herë të parë. Ndodheshin në Francë, në Festival Di Deauville.
Ajo kishte shkuar të prezantonte “Maska e Zorros”, kurse ai për filmin e tij “Krimi perfekt”.
Ishte dashuri me shikim të parë, për të dy.
U prezantuan dhe shkëmbyen batutën e parë prej mikut të përbashkët Danny DeVito.
Nuk vonoi shumë dhe në vend që Michael t`i propozonte fejesë apo martesë i tha: “Unë dua të jem babai i fëmijëve të tu.”

Nuk vonuan shumë, tre muaj më vonë të dy u fejuan dhe në gusht të vitit 2000 Michael, ende i martuar ligjërisht me gruan e tij të parë, Diandra Luker, u bë babai i Dylan. Pastaj, në 2003-shin, erdhi në jetë Cary.

Dasma e tyre u mbajt në hotelin Plaza në New York, më 18 nëntor të vitit 2000.
Kishte nga ata që nuk besuan se do të zgjaste. Skeptikët e lidhnin mosbesimin me diferencën e çiftit në moshë. Catherine dhe Michael kanë 25 vite diferencë. Të dy kanë lindur në 25 shtator, vetëm se Catherine 25 vite më vonë Michael, në 1969-ën.

Ta mendosh që në 2013-ën çifti ishte shumë pranë divorcit. Shkak ishte varësia e Michael ndaj seksit dhe problemet e Catherine me bipolaritetin. Të dy iu nënshtruar terapive psikologjike dhe e tejkaluan.

Në 2014-ën tejkaluan problemet dhe u shfaqën më pranë e më të lumtur se kurrë.
e.r/dita
