Michael Jackon nuk vdiq nga ilaçet

redaktor

Si hetimet ashtu dhe gjyqi rreth ndarjes nga jeta të mbretit të popit Michael Jackson vazhdojnë. Nëna e Michael, Catherine Jackson ka dëshmuar ditën e djeshme, përpara gjykatës së Las Vegasit.

Ajo i ka përgënjeshtruar fjalët se i biri vdiq nga mbidoza e qetësuesve të cilat i piu me vetëdije dhe pa lejen e mjekut. Ajo e njihte më mirë se kushdo Michaelin dhe ishte i bindur se vdekja e tij nuk kishte ardhur nga ilaçet.

Kohët e fundit ai i ishte nënshtruar disa kurave për problemet që kishte me shtyllën kurrizore, pasi kishte marrë shumë dëmtime gjatë karrierës muzikore.
Sipas Katherine pjesa e fajit i takon doktorit të dikurshëm të Michael , Conrad Murray i cili është dënuar për vrasje të pavullnetshme kundrrejt këngëtarit.

Sipas dëshmive nga familjarët dhe autopsive të ndryshme, Conrad i kishte dhënë pacientit të tij medikamente të gabuara dhe me masë mbi normalen. Kjo ishte ajo që shkaktoi vdekjen e papritur dhe të menjehershme të tij.

Në fund të deklaratës së saj 83- vjeçarja u përlot , dhe pranoi se djali i saj ishte gjithçka për të , ai kujdesej për gjithçka që ajo donte apo kishte nevojë, Michael ishte shumë i përgjegjshëm dhe s`do të bënte kurre një gabim të tillë, aq më pak me ilaçet duke i shkaktuar asaj një dhimbje aq të madhe siç ishte dhe ndarja e tij nga jeta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *