Vdekja e njerëzve që kanë lënë gjurmë në art shpesh është shoqëruar me teori konspirative për “daljen nga skena”, duke inskenuar vdekjen e tyre. Hamendësime të tilla kanë pasuar vdekjen e Elvis Priestleyt, Jim Morrison apo Marlyn Monroe etj dhe së fundi edhe Michael Jackson është bërë personazh i këtyre teorive. Gazetari italian Adam Kodmon, gjatë emisionit “Mistero” në Italia 1, ngriti hipotezën se mbreti i muzikës pop-rock nuk ka vdekur, por gjithçka është një trillim, në mënyrë që ai të jetonte i qetë dhe publiku të mos e shikonte me fytyrën e deformuar si pasojë e operacioneve të shumta plastike.
Ashtu siç ndodh në raste të tilla, dëshmisë së tij i janë bashkuar me mijëra fansa, të cilët besojnë se Jacko është ende gjallë. Në videon e mëposhtme hidhet hipoteza e një hakmarrjeje të Michael Jackson ndaj mediave, të cilat gjatë karrierës së tij nuk e lanë të qetë asnjëherë, duke i dëmtuar imazhin me publikimin e akuzave për pedofili.
VIDEO:
http://www.youtube.com/watch?v=9ULjQ9x6v6M&feature=player_embedded
aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa