Legjenda e basketbollit Michael Jordan ka reaguar i indinjuar në profilet e tij në rrjetet sociale në lidhje me vdekjen e George Floyd, afro-amerikanin që u vra në Minneapolis nga një oficer policie.
Jordan shkruan se është shumë i trishtuar e i zemëruar, pasi po sheh e kupton dhimbjen dhe indinjatën e të gjithë qytetarëve.
“Unë jam në anën e atyre që protestojnë kundër racizmit të pakuptimtë dhe dhunës ndaj njerëzve me ngjyrë në vendin tonë”, shkruan ai në Twitter.
Jordan, një nga basketbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, deklaroi se nuk ka përgjigje për atë që ka ndodhur, por se “revolta popullore” që është ndezur gjatë kësaj periudhe, tregon forcën dhe pamundësinë e ndarjes nga të tjerët.
George Floyd, 46 vjeç, vdiq pasi u arrestua nga policia përpara një dyqani në Minneapolis, Minnesota.
Pamjet filmike të arretimit të Floyd në 25 maj tregojnë një policë të bardhë, Derek Chauvin të vendosë këmbën e tij në qafën e Floyd ndërsa ky i fundit ishte i shtrirë në tokë. Polici tani po hetohet për vrasje.
E gjithë ngjarja nisi për një kartmonedhë të rreme 20 dollarëshe.
l.h/ dita

Amerika.!
Bravo Michael Jordan, polici qe e mbyti qytetarin George Floyd duhej te arrestohej menjehere dhe te denohej me mbytje ne litar, ndersa tre te tjeter qe e ndihmuan me nga 25 vjet burg.
Floyd i denuar me pare per grabitje me dhune, vazhdonte avazin e vjeter hajdut dhe mashtruess, perdorte $ fallco, na del hero dhe i mbrojtur.
Morali eshte i thjeshte: duhet te jesh jevg, dhuno, vidh, plackit se ligji nuk te kap…..nga qe je i zi.
Policia ne Amerike asnjeher nuk te ndalon kot, hajde meqenese jam polic mund te bej cfare te dua (si ne Albanista), nuk eshte ashtu, patrulla e policise u njoftua nga marketi ku Floyd (hero) po paguante me dollar fallco, cfare doni qe policia t’a percillte ne shtepi???
Policet i kundershtoj duke perdorur dhune, ajo u provokua nga hajduti Floyd.