Michael Skibbe, trajneri i ri i Greqisë

Dita

Greqia i beson një trajneri gjerman për t’u ringritur pas zhëgnjimit total në eliminatoret e “Euro 2016″. Federata Greke e futbollit ka zyrtarizuar në krye përfaqësueses helene Michael Skiben, pas largimit të Sergio Markarian, i cili nuk mundi të bëntë asgjë për ta shmangur vendin e fundit Grup. Ish-trajneri i Borussias së Dortmundit dhe Bayer Leverkusen do të ketë për ta detyrë ta ringrejë Greqinë në nivelet më të larta të futbollit europian gjatë eliminatoreve të Botërorit “Russi 2018″.

Vetëm gjatë vitit të fundit, Federata Greke e Futbollit ka shkarkuar tre trajnerë për rezultate të dobëta, italianin Claudio Ranieri, trajnerin vendas Kostas Tsanas dhe uruguajanin Markarian, që pavarësisht fitores së fundit 4-3 me Hungarinë, nuk mund ta shpëtonte pozicionin e tij.

Në fakt grekët kanë një eksperiencë të jashtëzakonshme me një trajner gjerman në krye. Nën drejtimin e Oto Rehagel, përfaqësuesja ballkanase arriti të triumfonte në finalet e “Euro 2004, falë disiplinës dhe një strategjie të mirëmenduar nga “Mbreti” Otto.

Në kuadër të eliminatoreve të botërorit Greqia është shortuar në Grupin H së bashku me Belgjikën, Bosnjë Hercegovinën, Estoninë dhe Qipron.

Share This Article
1 Comment
  • Keta Gjermanet mbarojne per Greqine ja dh… racen. Otoja i Bavarise i beri njerez greket, e i shpiku histori gjasme kishin lidhje me greket e lashte, ai i dha para qe ndertuan shtet, e loboj ne gjithe boten, ndonese ja futen gishtin greket sic bejne me te tere. Gjermani me shume demshperblime per L2B nga gjithe Ballkani, i dha Greqise, hala Gjermanet i mbajne me buke e me lek, e prape i peshtypjne ne pjate greket e i shajne.Nje gjerman i beri skuader per Europiane e prape greket s’lene te zeze pa thene per gjermanet. S’di pse s’na erdhi nje fat i tille dhe ne mer…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *