Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-homologu i tij i UEFA-s, Michel Platini, janë akuzuar nga Prokuroria e Zvicrës për mashtrim, pas një hetimi prej 6 vitesh.
Hetimi nxori në dritë një pagesë prej 1.6 milionë paund që FIFA bëri për Michel Platini, pasi ky i fundit kërkoi në janar të vitit 2011 që institucioni më i madh i futbollit botëror t’i paguante për punën si këshilltar presidencial në mandatin e parë të Blatter nga viti 1998 deri në 2002.
Sepp Blatter urdhëroi FIFA-n që ta bënte pagesën brenda javësh, por Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës tha se kjo pagesë ishte bërë më parë, ndaj pagesa e dytë ishte bërë pa bazë ligjore.
“Kjo pagesë dëmtoi asetet e FIFA-s dhe pasuroi Platinin në mënyrë të paligjshme”, thanë prokurorët federalë zviceranë në një deklaratë. Përveç akuzës për mashtrim, Blatter është akuzuar edhe për keqmenaxhim, shpërdorim të fondeve të FIFA-s dhe falsifikim të një dokumenti, ndërsa Platini është akuzuar për mashtrim, shpërdorim, falsifikim dhe si bashkëpunëtor në keqmenaxhimin e fondeve nga Blatter.
Të dy të akuzuarit mund të përballen dalin në gjyq brenda disa muajve, por kjo periudhë mund të jetë edhe më e gjatë, pasi mund të duhen edhe disa vite për ta provuar mashtrimin.
o.j/dita

Kur keta vjedhin aty ku ka shtet funksjonal po ne shqiperi qe nuk ka shtet?
Zvicra ja rruajti ketyre sepse keta i shitnin kampionantet e futboolit tek ai qe paguante me teper …por befte hajer ajo CIA e FBI qe i ngrejti keta zgupthi …
Sa per korrupsionin ne EU e Zvicer e kisha fjalen ….