Bashkëshortja e njeriut më të pushtetshëm të botës Michelle Obama ka shfrytëzuar vitizën e saj në Kinë për të praktikuar sportin më të popullarizuar në këtë vend. Kinezët janë impresionuar nga aftësit që ka shfaqur Michell në këtë sport. Zonja e parë amerikane ndodhet për një vizitë në Pekin, e shoqëruar nga mamaja e saj Marian Robinson dhe dy vajzat Sasha dhe Malia. Michelle Obama do të qëndrojë në Kinë deri më 26 mars, ku do të takohet me “homologen” e saj dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete sociale. Ndërkohë, për t’u çlodhur pas udhëtimit të gjatë nga Uashingtoni në Pekin, ajo ka marrë pjesë në një turne ping-pongu me studentët kinezë, të njohur për aftësitë e tyre në këtë sport./ IK
