Michelle Obama është cilësuar si mbretëreshë në pullën postare të dizajnuar nga revista “The Sunday Times”, pasi ajo së fundmi është quajtur “Zonja e parë e modës”. Gazeta “Style” ka publikuar dizajnin e Grey London, pasi bashkëshortja e presidentit Obama, është shpallur “Femra me Veshjen më të mirë në botë”.
Juria e këtij çmimi, thanë se Obama e di rëndësinë e modës dhe rolin pozitiv që mund ta luajë duke inspiruar dhe argëtuar. Drejtori ekzekutiv për fotografinë ishte Nils Leonard, ndërsa drejtori kreativ Dave Monk dhe ata që ndihmuan këtë projekt ishin Lex Firth dhe Jamie Starbuck. Më parë “The Sunday Times” kishte emëruar Kate Moss, Tinnie Tempah dhe Victoria Beckham si më të mirat për modën mbretërore.
Leave a comment