Krotone do të garojë këtë sezon në Seria A, dhe për këtë po kërkon të përforcohet në merkato. “Road2sport.com” raporton disa emra që kjo skuadër po tenton të afrojë, ndërkohë që në fund të lajmit shkruhet se ata pëlqejnë edhe një mesfushor të Kombëtares shqiptare.
Bëhet fjalë për Migjen Bashën, mesfushorin që ishte i huazuar te Komo prej muajit janar, por kartoni i tij zotërohet nga Lucerna në Zvicër.
Më parë Krotone shprehu interesimin e saj edhe për Rei Manajn, të cilin e donte në huazim për të zëvendësuar kroatin Budimir që e shiti te Sampdoria.
