Migjeni ka sot ditëlindjen.
Poeti, vargjet e të cilit për skamjen, hipokrizinë, trishtimin, pabarazinë janë aktualë në çdo kohë, ka lindur në 13 tetor 1911.
Më poshtë, një nga shënimet e shumta që ka botuar në DITA për Migjenin, i ndjeri Moikom Zeqo:
——-
Nga Moikom Zeqo
Migjeni shkruan në vitin 1934 në një prozë të tij: “vëren se si shkëlqejnë tryezat e gurit të bardhë, karriget e zeza me politurë, – iu banë si me qenë pjesa e një trupi të tij të madh, nga i cili u shkëpueste…”
Në një libër për Futurizmin “Il Futurismo” , lexoj një manifest të piktorëve futuristë Umberto Boccioni, Carlo Carrá, Luigi Russolo, Giacomo Balla, Gino Severini. Manifesti është i vitit 1910. Në të thuhet ndër të tjera:
“Kush beson më në patejdukshmërinë e trupave, që prej kohës kur ndjeshmëria jonë e mprehtë dhe e shumëfishuar i ka arritur shfaqjet e errëta të mediumeve?… Trupat tanë depërtojnë në kolltukët mbi të cilët ulemi dhe kolltukët depërtojnë në trupat tanë.”
Si të shpjegojmë këtë përputhje? A mund ta quajmë tamam përputhje? Të dy tekstet janë të shkëputura si dy trupa qiellorë më vete, pa lidhje në të njëjtin cikël rrethqarkullimi kozmik.
A thua Migjeni të ketë lexuar këtë Manifest Futurist? Migjeni ka lindur në 1911. Vështirë që ai ta ketë lexuar tekstin rebel të piktorëve futuristë të vitit 1910.
Asgjë nuk mund të sqarojmë në këtë pikë kriptologjike. I afrohemi simbolit, por s’futemi dot brenda tij. Kjo pamundësi është fatale, e pazhbirueshme. Mbase imazhi është arketipal, i perceptueshëm dhe i lindur njëkohësisht. Ja një lloj mirëkuptimi delikat dhe i brishtë.
Por le të thellohemi në pasazhin sintetik: Kolltuku dhe njeriu.
Pushteti, autoriteti, egoja e secilit, janë thelbi ku rrimë, ku ulemi, ku qëndrojmë, urdhërojmë, meditojmë, thurrim intriga, bëjmë plane, por edhe ëndërrojmë.
Froni mbretëror është mbreti, ai presidencial vetë presidenti, kolltuku i drejtorit të bankës është gati vetë banka, kolltuku i drejtorit të mediave, vetë mediat.
Ah, kolltukët e antropomorfizuara! Ah, kolltukët e qenieve të plotpushtetëshme! Ah kolltukët fatalisht heriarkikë!
Askush nuk i vlerëson ndenjëset e thjeshta, karriget, stolat, tërë ato struktura ku ulen punëtorët, njerëzit e varfër, emigrantët, lypësit, prostitutat, nëpunësit e vegjël, nxënësit, poetët e rinj, që s’kanë para të botojnë librat e tyre të ëndrrave, të sëmurët me kancer që s’kanë mjaftueshëm për t’u kuruar, të papunët e pafund, të divorcuarit, fëmijët e braktisur, pa lodra, pa përkëdhelje, të çmendurit, vetëvrasësit e ardhshëm, kërkuesit e plehrave, të paralizuarit, të verbrit, njerëzit e shkretëtirave dhe të periferive!
Ah, skotat dhe ndarjet e njerëzve të planetit të sfilitur!
Ah, fronet e praruar të shtetarëve të mëdhenj, burokratëve, papëve, akademikëve servilë, VIP-ave të marrë, gjeneralëve! Ah!
Migjeni rebel!
Një imazh apokaliptik mund të përmbyllej me kolltukë prej zjarri për prapanicat që shtypin fytyrën e dëlirë të së Ardhmes! Ah!
——–
Botuar në DITA në Këndin e Moikomit në 9 prill 2019. Ndalohet kategorikisht marrja e materialit pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit
Sado para të bëjë një gjykatës apo prokuror, nuk i afrohet kurrë përfitimeve që krijohen nga një kontratë koncensioni, PPP, inceneratori (që e merr lumi pa filluar punë), leje minerare, leje ndërtimi apo tenderi infrastrukture.
Bëni konferenca sa të doni e ku të doni. Në çdo sistem politik të rruzullit, korrupsioni kërkohet tek qeveria.
Qeveria administron punë e interesa të mëdha publike.
Qeveria administron paratë publike.
Ndaj aty kërkohet edhe korrupsioni.
Aty, pra në qeveri, nuk flitet më për bakshish por për bashkpronësi që vjen nga devijimi i parasë publike.
Nëse gjykatësi merr bakshish, qeveritari ndan përqindje. Ky është dallimi themelor që anashkalohet si pa gjë të keq.
“Bashkishi” nuk e lufton dot “përqindjen”, nëse kjo e fundit ka në dorë të japë bakshish dhe të emërojë bakshishaxhiun e radhës…
Qeveria (përqindja) ka qenë, është e do të jetë problemi!
Nejse, konferencë të mbarë shoqe e shokë pjesmarrës aty!
…Balli qe e ka,
Syte qe e shprehin.
dhe buzet qe me kot
mundohen ta fshehin…..
Keto jane vargjet me monumentale ne poezine Shqiptare,
sepse keto me 4 vargje Migjeni shpreh Universin e se Keqes ne Shoqerine tone
Ato vargje shprehin gjithe hipokrizine kesaj jete qe bejme ne, duke perfshire te gjithe aktoret e te keqes sone,
politikanet dhe median
Migjeni eshte poeti me gjenial i Shqiperise , por jetoi shume pake ,
sepse ai ishte jashtezakonisht i talentuar
Migjeni vetem me dy fjale ,ne poezine e tij, shprehte nje univers te tere
Realitet i vendosur ne Shqiperi
E pyeten : Kush eshte poeti me i madh ne Shqiperi
U pergjigj : Kadare dhe Agolli
E pyeten : po Migjeni
U pergjigj : Nuk flas per malet
Agolli eshte poet i madh, Kadareja prozator I paperseritshem, SI poet ja donte puna, Migjeni – nje gjeni qe s’ka pse ti kerkohet perqasje, por te kerkosh e te rizbulosh, Po! E per kete duhet nje vullnet e mendje moikomiane.
Sot te ishte MIGJENI !
Sot te ishte ,MIGJENI,
Kur nga vetia turp te vjen!
Ne vendin e zanave
Ne mes te kurtizanave,
Ne vendin e Vipa-ve
Si tokezat e rripave,
Rritur permes lipsave ,
S’di se cfre novele,
S’di se cfare poeme
Do te mund te nxirte
BRILANTIA YTE PENE!?
I perjetshem kujtimi i : *I VOGLI me i MADHI:
Millosh Gjergj Nikolla
Toronto 13- Tetor 2020 *Pasuesi Veteran*-MESUES !
84 vjecari: Guri Naimit D.
KANGA SKANDALOZE
Një murgeshë e zbetë, që bashkë me mkatet e botës
bar dhe mkatet e mia mbi supet e vet të molisun,
mbi supat e verdhë si dylli që i ka puth hyjnia
– kaloi rrugës së qytetit si ejll i arratisun…
Një murgeshë e zbetë, e ftohtë si rrasa e vorrit,
me sy boj hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës,
me buzë të holla të kuqe, dy gajtana
pshertimet që mbysin
ma la der’ vonë kujtimin, kujtimin e ftohtë të kalesës.
Prej lutjesh (jo tallse!) duel dhe në lutje prap po shkon…
Lutjet i flejnë gjithkund: ndër sy, ndër buzë, ndër Gishta.
Pa lutjet e saj bota, kushedi, ç’fat do kishte?
Por dhe nga lutjet e saj ende s’i zbardhi drita.
O murgeshë e zbetë, që çon dashni me shënjt,
që n’ekstazë para tyne digjesh si qiriu pranë lterit
dhe ua zbulon veten… Smirë ua kam shejtënvet:
Mos u lut për mue, se due pash më pash t’i bij ferrit.
Unë dhe ti, murgesh, dy skaje po të një litari;
të cilin dy tabore ia ngrehin njeni-tjetrit –
lufta asht e ashpër dhe kushedi ku do t’dali,
prandaj ngrehet litari edhe përplasen njerzit.
Shume e bukur kjo Zigur. Per Migjenin flet vetem Migjeni. I paarritshem!
“….e ftohtë si rrasa e vorrit,
me sy boj hini si hini i epsheve të djegna të gjallesës,
me buzë të holla të kuqe, dy gajtana
pshertimet që mbysin
ma la der’ vonë kujtimin, kujtimin e ftohtë të kalesës.”
Perlë,vargje magjike.
Kete poezi e di akoma te gjith permendesh.
Nese Shqiperia do te kishte nje Ministre te vertete Kulture,
sot do te deklaronte vitin 2021, VITI I MIGJENIT
Migjeni mbetet nje uragan, por i shkurter! Esht i pavdekshem!
Edhe Lermontov ka pasur gjithashtu nje jete te shkurter,ka vdekur 27 vjeç,sa Migjeni(Klubi 27).Te njejten moshe kan vdekur(apo vetvrare) edhe Jimi Hendri,Kurt Cobain,Amy Winehous….dhe dhjetra artiste te famshem!!!
Mos e qaj lart e mbi dhe
Por qaje sikunder qe.
Populli.
Klasifikimin e Poeteve e ben Bedri Islami,sikunder ben klasifikimin e deshmoreve,martyreve dhe Sakrificat e Djemve grave dhe OFSHEVE TE KOSOVES.
Ky Bedri Islami eshte nje INTRIGANT PROVINCIAL,nje mi rrugice,qe ka arritur deri tek Kendi Emulacionit i ndermarrjes,Deri tek Almanaku i Shtepise se Rinise “Herojte e Vigut,,deri tek nje gazete province.
Une nuk i mbaj mend sikur nje botim tek Drita,Nentori,Zeri Rinise ne ato vite.
Migjeni eshte nje talent,,qe nuk arriti te piqet deri ne Nivelet e Kadarese dhe Agollit,.
Ka nje lymonti,nje deswhperim,pakenaqesi,qe i vjen prej DESTINIT.Ka lindur i semure.Ka lindur sakat,delikat,i pafuqishem..Cfare faji i ka qeveria,shoqeria,Natyra Migjenit.
Ai s`mund te luante futboll me shoket se behej me dhjerse dhe semurej.S`mund te udhetonte me biciklete deri ne Vrrake,se behej tuberkuloz.
Natyra ka edhe skarsitete..Jo te gjithe kelyshet lindin te shendetshem.Kete antikap Migjeni e hodhi ne deshperim letrar,qe nuk eshte e natyrshme per rinine e asaj moshe.
Edhe ne kohen e tij Jeta ishte e bukur,,Dielli rrazatonte,,Natyra ishte me e bleruar se sot.
Ja ku po ta them une ty or intrigant qe i jep vetes firme e vule te behesh gjykates pa ta kerkuar kush.
Migjeni nuk arriti te piqej,sa te arrinte ne nivelin e Kadarese dhe Agollit,,por as te Fatos Arapit.
Por nqs.Shqiperia duhewt te vajtojje nje talent te fuqishem,qe Natyra i fali FORCE DHE SHENDET,por poshtersia njerezore e ndryu dhe e groposi ne kulmin e rinise,KY ISHTE WILSON BLLOSHMI,autori i Saharase
Ne kohen e Migjenit,vertet Dielli rrezatonte , Natyra ishte bleruar si sot,
por njeriu i thjeshte vdiste per nje aspirine ,
Malarja bente kerdine ne Myzeqe, nga Lezha deri ne Fier ,
por edhe ne Vlore e cila kishte 2 keneta , ne Korce qe kishte keneten ne Maliq,
sepse keto keneta ishin vatra te semundjeve infektive,
Po ashtu Tuberkulzoi po i dermonte Shqiptaret, dhe Qeveria e asaj kohe nuk merte asnje lloj mase , por i linte te gjithe ne fatin e tyre,
Per keto arsye te semundjeve infelktive, por edhe per semundje koti
ne ate kohe njerezit vdisnin si mizat, sepse nuk kishte asnje lloj mjekimi , absolutisht azgje, Le qe s;kishte as rruge, as industri, Shkodra mbytej cdo vit nga ujerat , sic thoshte edhe Edit Durhami,
Mos flasim pastaj per ne zonat malore ku njerezit jetonin si ne Para-histori, nuk kishin asnje lloj sherbimi shendetsor, ku hante pula gure
Kjo eshte Arsyeja qe Migjeni quhet poeti i Mjerimit, sepse i shkruan Mjerimit qe kishte pllakosur Shqiperine ne vitet e Kohes se Zogut dhe Mellenjes
Po te shikosh videot e pushtimit italian te Shqiperise,
Italianet ngriten ambulanca fushore ne Myzeqe dhe aty tregon kur vizitonin fshataret tane, me dhembet e tyre te shkateruara,
me fytyrat e dermuara nga semundjet malarike etj,
Po ashtu aty tregohen mencat fushore, qe ju jepnin ushqim falas shqitpareve,
se njerezit nuk kishin te hanin, Mungesa e ushqimit i kishte dermuar Shqiptaret totalisht
Ndaj edhe Enciklopedia britanike e quan Shqiperine e asaj kohe nje “gjysem rrecke te feudalizmit Otoman”
Pra kupoje se Migjeni pervecse ishte nje Poet i Talentuar
ishte dhe nje njeri jashtezkonisht human,
qe e drejtoi talentin e tij ne sherbim te vuajtjeve te njerezve, per te ndergjegjesuar popullin, intelektualet per gjendjen e tmerreshme te mjerimit , ne te cilin jetonin Shqiptaret ne kohen e qelbesires Zog, sepse ne ate kohe ashtu si sot,
mediat ishin ne sherbim te Zogollit,
Por penda mjeshterore e Migjenit i demaskoi per jete ata zuzare te regjimit zogollian dhe te medias se tij servile
Ketu pra eshte gjenialiteti tjeter i Migjenit te madh, se Penda e tij nuk i kendoi Bukurise se Natyres dhe te vashave, si Lasgushi,
Dole te porta ..
sa te pashe
mu muaren ment,
s’u mbajc dhe rashe .lool
Jo Migjeni s’ishte i tille,
Kur 90% e Shqiptareve vuanin, femijet shkonin ne shkolle zbathur, me kepuce te vjetra, te shqyera ,
te pa veshur, te pangrene ,te semure …te zhytur ne varferi esktreme , Migjeni nuk qendroi indiferent ndaj kesaj gjendje skandaloze ,
por e demaskoi ate me forcen e gjenialiteti te tij
Ky pra ishte Migjeni
Ndersa sa per ate Bedri Islamin je shume gabim, qe e ofendon, sepse ai
eshte i biri i “Lulit te Vocer” te cilin Migjeni perjetesoi ne tregimin e tij,
Pra, qe ta mesosh, Migjeni e ka bere ate tregim nga nje Luli i vertete i asaj kohe, i cili eshte babai i vertete i Berdi Islamit .
Ai ka te drejte per cdo gje qe shkruan ( megjithse une nuk e kam lexuar ) ne lidhje me Migjenin, sepse e njef me mire se kushdo tjeter
Por ai ka nje gabim qe eshte kaq shume sevil i te majtes, kjo eshte e pafaleshme,
pasi une kam lexuar
nje shkrim per Nenen e tij e cila ka vuajtur shume nga regjimi i Enverit, pasi
babane e tij e denuan ne kohe te Enverit, pavaresisht se ai kishte qene Partizan,
e kuader i Partise se Punes,
Por ishte natyra e regjimit qe denonte edhe njerezit e tij .
Keshtu qe mos u ngut more Popull .
Shkoqitje
A E MOHONTE ZOTIN MIGJENI NË KËTË POEZI?!
Vështrim I shkurtër poezisë “Parathanja e parathanjeve”.
Lexuesi i Migjenit çdo here, kur merr ta lexojë apo ta rilexojë veprën e Migjenit, çfardo botimi qoftë, i bije në sy dhe e gjen me njëherë se, poezisë së këtij autori, i prinë poezia tashmë shumë e njohur, “Parathanja e parathanjeve”, poezi refleksive me 23 vargje. E cila mund të shërbejë në vend të parathëjes dhe merret edhe për temë në vete, të cilën edhe vet poeti, nuk e ka përfshiu në asnjërin cikël të përmbledhjes së tij,”Vargjet e lira”. Qe për shkaqe, tani më të njohura, u cenzurua në vitin 1936 dhe nuk u botua as në vitin 1944.
Temë të ngjashme Migjeni ka trajtuar edhe në disa nga poezitë të tjëra dhe të njëjten temë e ka rrahur edhe në disa nga prozat e Tija. Sido që të jetë, poezia “Parathanja e Parathanjeve”, është e një rrafshi të qiltër dhe shumë e ashpër. Autori, sikur don ta vulos, idenë e vetë ateiste, mohon të vjetrën përmes depërtimit të së resë, pa emituar ndonjë mendimtarë, por vetëm duke kuptuar kohën e cila i diktonte mendimet të cilat duhet ta korigjojë në ate me çortim. Këto çortime të ashpëra të cilat I kërkonte koha, ndikojnë në çortimin e sajë, nga të cilat ajo duhet të ndryshojë mbrënda rrethanave të mundshme për mes mohimit të fesë në dialektikën e zhvillimit. Ky mohim është kusht i domosdoshëm dhe faktor I një drejtimi orientues më të mirë që fillon nga vet uni i poetit. Prandej, kompetenca për mohim I takon vet poetit, pasi që pësimi, të shumtën e herave, është mësim I përkryer. Migjeni e fitoi këtë, pasi ai më së miri mësoi nga rruga e skollimit dhe formimit krijues, nga e cila edhe pësoi po aqë. Arsyeja e mohimit është edhe njohja e thellë e dogmës dhe bindja e plotë për të mohuar. Kështu veproi edhe Noli në poezinë “Tallje para kryqit”, ky mohim nuk behet spontan, por me asrye të thellë.
Migjeni ndoshta tentoi ta mohojë Zotin thjeshtë dhe ashpër, vendoshmërisht dhe me bindje të plot kërcnuese, e kërcnimi ka shkallë të lartë, kryhet mjeshtrishtë dhe me analitikë të thellë sintetizues, duke filluar në mënyrë koncentrike të shkallëzimit smadhues, deri te mohimi total në shkallë kulminante. Se dogma e vjetraur I takon së kaluarës, për të cilën duhët të kihet vetëm kujtime, në këtë rast kujtime të hidhura. Mu për këtë poeti këtë poezi e pat vendosur vend të parathënjës në përmbledhjen e tij poetike,”Vargjet e lira”.Kjo nuk duhet kuptuar thjeshtë vetëm si një ndër njërat poezi të MIgjenit, por si parathënje e gjithë poezisë migjeniane, e cila si tërësi e kohës për të cilën shkruhet. E shkallëzimi I mohimit total, ekziston aty ku poeti përdorë shumësin Zotat, në vend të njejësit Zot, që ishte I kohës së tij-monoteizmi, e nga shkalla zero e ateizmit “pa Zot pa fe”. Këtë e deshiroi poeti dhe e vendosi poezinë në mesin e poezive të prijë, e vendi sajë kërkon drejtimin e lexuesit dhe përvehtësimin nga ana e poetit. Prandaj lexuesi, nuk ka arsye të hutohet më tej, me veprën dhe ashpërsinë e sajë në poezitë të tjera të përmbledhjes “Vargjet e lira”. Zhdukja e Zotit-Zotat është e paevitueshme, e kjo zhdukje vjen edhe nga forma, sepse trajta-forma e Zotit dhe e njeriut, nëse janë të njëjta, që askush, askund e në asnjë besim fetar foma e Zotit nuk përcaktohet, Andaj Migjeni le hapësirë dyshimi se, nuk është mohues I Zotit, sa është revoltues I padrejtësive njerëzore, sepse po të ishte forma-trajta e Zotit e njëjt me të njeriut, dy trajta të njëjta-binjake, nuk ka arsye të ekzistojnë.
Sa I përket bindjes së nënshtrimit të trajtave Zot-Njeri, më shumë mund të besohet në atë, se parimisht, siç predikon besimi fetar, njeriu është kijuar nga Zoti I cili ka krijuar gjithësinë, se sa asaj, që Migjeni anon se, Zoti është pjellë e njeriut. Zoti është apstrakt që nuk shihet e nuk preket dhe nuk përgjigjet, andej nuk ka asnjë elemet për marrëveshtje e as për të besuar. Ndërsa njeriu sic mendon Migjeni, është konkret për ball Zotit të cilin e polli ai vet,por atë e bëri njeriu, kur nuk pati fushëveprim mendor,kur nuk mundi t’i zbërthejë dukuritë dhe fenomenet e natyrës, e as raportet ndër njerëzore në disa raste. Mu për ate, Zotat “përendojnë dhe rrëshqasin trajtat e tryre” , e vendin e tyre e zënë njerëzit të cilët janë të pandryshuar në trajtë, por natyrshë janë Zot që ndërtojnë jetën e vet, shkatërrojnë e ndërtojnë sërisht. Migjeni në këtë poezi ka gjynjëzuar Zotin, nese ai është gjëkundi. Zoti tani duhet të ketë mundim apo dilemë deri në dyshohim për ekzistencën e tij, Altërnativa kush është pjellë e kujt? Zoti pjellë e njeriut, apo njeriu pjella e Zotit? nuk ka dilema. Pasi ashpërsimi është në kulm, kur njeriu kërkon çvendosje në vend të qëndrimit “ngaluc”, të Zotit në kokën e tija, ai hynë në kullën e Babilonit, që është vepër e njeriut, përsosje e vetëdijës dhe mendjes së tij dhe kërkon shpagim. Njeriu I Migjenit kishte përjetuar rrëmujen e shekujve, të cilën duhej ta rrëxonte për tokë dhe në vend të sajë, të ngriste ideologjinë e re. ideologjinë e kohës së tij që është edukim materialiste. Kjo është karakteristika themelore e porzisë “Parathanja e parathanjeve”, e cila është temë bosht e gjithë jetës dhe veprës së poetit që ishte intelektual,krijues aktiv I kohës së tij në të cilën jetoi dhe krijojë këto vlera ideore e artistike letrare. Migjeni nuk pranon që Zoti të qëndrojë ngaluc, bile nuk pranon as të qëndrojë gaditu para tij dhe epokës së tij. Epokës përparimtare avansuese në hulumtim e diturisë që shkateron ç’është për tu shkatërruar, e ndërton dhe përshtat çka i nevijitet, përshtat jetën dhe nevojat e tij duke përshtatur jetën me natyrën dhe me kërkesat e veta. Kjo poezi nuk ka të bëjë me mohim të ngadalësuar, përmes mosnjohjes shkencore, mohimi kryhet përmes përvojës dhe kërkesave jetësore të mbar njerëzimit që vlen për gjithë popujt e planetës, Praktikisht është mohim në emër të të gjithve, në emër të njeriut që është kuptim I përgjithshëm, këte duhet kuptuar edhe nga dhuntia personale,të cilën poeti e pëtrjetoi si I ri gjatë skollimit në shkolla fetare në të cilat shkoi, nga domosdoja, jashtë deshirës së tij. Këte duhet kuptuar se, mohimi I tij, nuk është formal e as primitiv e as naiv, vetëm sa për të mohuar, por është mohim I mbështetur në forcën e arsyes së shëndosh. Migjeni është I arsyeshëm dhe shumë bindës,”kur shef se është kot I kotit me mendue mbi një idhull që nuk përgjigjet”, Këtu vërehet edhe një frumë e re poetike migjeniane, e cila si tërësi ka një kompozicion kohor të zhvillimit njerëzor për bindje mendore dhe zhvillimit të vetëdijes së lartë të njerëzimit. Vargjet e para hamendin dhe lën vend të mundëshëm, për ekzistimin e Zoti, pranojnë, nese ekziston Zoti, le të ekziston. Në anë tjetë njeriu del sikur pendohet pse ka pranuar diç të paqenun, e ky pranim ka qenë shkas I mbrapambetjes së tij dhe ngecjes së tij. Kurse luftën që ia shpall njeriu Zotit, njëherit duhet kuptuar edhe për luftë kundër vetvetës
Lufta kryhet në tri fronte, Zoti me vetëveten, pse ekeziston? Njeriu poashtu me vetëvetën, pse I besoj të paqenmes? dhe lufta e Zotit me njeriun dhe anasjelltas? triumfi,sipas poetit është në anën e njeriut. Kësaj fitoreje I ndihmon edhe vet Zoti. Por kjo ndihmë bëhet nga dëshprimi, “vetëvetes me gisht,tamthat ia ka biruemun”, është revolta e mohimit të unint, por un i vjetërsisë, pak primitive e banal për kohen. Të mbahesh me merita,kur nuk e ke merituar, don të thot vetkënaqësi ,”çka, çka krijova?!”, e kjo është ironia e kthyer në sarkazëm poetik e kulturor . Zoti tani mendon për njeriun i cili e ka hjekur preokupimin e asaj, kush e ka krijuar ate? E Zoti është kompleksuar në krijesat e pakrijuara prej tij, të cilat ai I merr për krijesa të veta. Kjo është koha e Migjenit, kur vetdija e njeriut ka arritur kulmin e përsoshmërisë, kurse e vjetra është lekundur që në themel. Këtë Migjieni e ka vrejtur mirë dhe e ka shprehur me guximtë madh trumfues, andaj nuk ështe e vogël vepra e njerëzimit”Kulla e Babilonit”, as mendimi I poetit,se në atë kullë:
Ka me hyjë nji njeri
Dhe ka me thirr
PERENDI KU JE!
Ky është njeriu cili do qoftë, dhe kërkon përgjegjje, por jo çfardo përgjegje. Don atë se; ai është krijues i vetëvetës dhe jetës së tij, pa pranuar univerzin fuqi mbinjerëzore, sepse ai është supërfuqi e kësaj bote njerëzore dhe për këte nuk pendohet për agjë, pasi pendimi është dëshmi e gabimit e gabimet janë të dëmshme, që si të tilla nuk duhet të hasën më. Nëse përsëriten gabimet, atëherë del gabim I dyfishuar. Dëshmi tjetër e mospërgjegjesisë së askujt, se njeiu është I zoti vetes. Kjo nuk është tani kërkesë e thjeshtë për t’ju përgjegjur, është kërkesë kërcnuese, e cila, do si do, ka edhe pasoja. Migjeni don me i acaruar marredheëniet njeri-perendi, dhe në këte acarim e nxjer njeriun triumfues, si qenie e vetëdishme mbi lashtësinë mitologjike e fetare. Si rrallë kush, poeti ynë, ka paraparë një vision të drejtë e human për rrëzimin fetar, kjo është fatbardhësi e madhe për vet poetin dhe letërsinë tonë. Është parashikim I drejtë që, nuk ka dështuar asnjë qik. Guximi I poetit, ka qenë aq I madh, sa edhe vet terumfi njerëzor në këtë fushë të madhe mendimtare. Ky guxim duhet shikuar edhe në rrethana shoqërore,kombëtare,politike e material në të cilat jetoi autori, vetëm atëherë kuptohet madhështia e tij, e cila del edhe në një shkallë edhe më të madhe.
Me gezim Kulufin dhe analizen e Gege Kosoves jam.Ju lumte dhe faleminderit sa argumentojne.Migjeni GJENI i VEGJELISE sa mbare njerzimit..
.Falemindderi ketyre PENAVE PENA te te vertetave .
KRENARI-MIGJENI- BIR i POPULLIT TONE!
Dhimbia e madhe POPULL!