Nga Moikom Zeqo
Në 30 korrik 1936 Migjeni boton tek revista “Bota e Re” prozën e jashtëzakonshme dhe tronditëse “Idhuj pa krena”.
Dy javë më vonë libri i tij, i vetmi libër që ai përgatiti për botim, “Vargjet të lira”, ndonëse u realizua në tipografi si botsa, u censurua nga Ministria e Brendshme e Mbretit Zog, u ndalua të mos “qarkullohej”. Mund të ketë shumë raste të censurës. Shembujt janë të ndryshëm në kohëra dhe në drejtime të ndryshme.
Por është tepër emblematike dhe kuptimore deri në zgrip, fakti i pamohueshëm sot se censura e zyrës mbretërore të Shqipërisë, e konsideron të rrezikshëm, duke vendosur ndalimin e librit të Migjenit, jo i një libri çfarëdo, jo i një libri kalimtar, qoftë dhe blasfemik, jo i një libri, që është thjesht një trill i imagjinatës, që ofendon dhe stigmatizon bashkëkohësit, por të librit më të rëndësishëm të të gjitha pikëpamjeve, më substancialit të krejt letërsisë moderne shqipe, të një libri të pashembullt konceptual, që përbën pa një të dytë, një Ekuinoks të Letrave Shqipe.
Pra libri i përmasave të epërme estetike, i një konceptualiteti të jashtëzakonshëm të emancipimit shoqëror dhe shpirtëror, si dhe të ndryshimit të kohërave dhe të kërkesës për një të ardhme të vërtetë, në letërsinë shqipe, që megjithëse ishte që nga Gjon Buzuku deri tek Migjeni me emra të shquar poetësh dhe shkrimtarësh, prapëseprapë qe njëkohësisht dhe e ndryshkur nga një romantizëm i tejkaluar, shpesh dhe kamufluar nga një lloj misticizmi të cekët dhe dekorativ, papritur kjo kryevepër migjeniane që kish në optikën e saj enigmën ekzistenciale të mbijetesës së njeriut shqiptar por dhe të vetë njerëzimit, shpallej në mënyrë qesharake por dhe krejt të pakuptimtë si një “libër i ndaluar”.
Për një simetri semantike vetë Migjeni qe një “poet i ndaluar”.
Ky është paradoksi që duhet të kuptojmë thellësisht dhe kulturalisht ne pasardhësit. Dhe për ta kuptuar këtë është e pashmangshme të kuptojmë dhe prozën “Idhuj pa krena”.
Kjo prozë përbën një monadë, siç do të shprehej Lajbnici, për tërë universin artistik të Migjenit.
Si mund ta komentojmë? Ç’mundet të reflektojmë, vetëm duke rizbuluar një botë krejt tjetër prej këtij teksti gati testamental?
A ishte ky tekst një rastësi? Një mllef dhe rebelizëm hyjnor? Një akt psikologjik i modernizmit letrar?
Pse Migjeni flet për tufanin e tmerrshëm që shkatërron idhujt?
Pse ky tufan del vetëm nga zemra e tokës? Pse përparimi i dijes dhe shkencës nuk e bën megjithatë Katharsin Universal? Pse idhujt pa krena dëshmojnë akoma, mbijetues dhe të frikshëm për një jetë të perënduar në koncept, por ende jo në perceptim? Njerëzit adekuatë me idhujt pa krena, e kanë njohur bukurinë ceremoniale, janë totemikë, të pafund, deri në vdekje shpresojnë në rikthimin e idhujve pa krena? Por idhujt pa krena janë kadavra, dekompozohen mes imazhit të katastrofës.
Migjeni thotë se katastrofat zhdukin kombe. Në skaj të humnerës edhe kombi ynë vërtet nuk u zhduk, por “arsyeja asht vetëm se te kojshitë tonë t’afërt qenë pak a shumë të një fati si ne”. Idhujt pa krena janë një fli e fatalitetit. Po a do të dalë njeriu i zotë të ndërtojë idhujt e rinj? Idhujt e rinj? Idhuj për t’u adhuruar nga turmat.
Këta idhuj që lidhen me perënditë e shpikura nga vetë njerëzit. Në varrimin e idhujve shumëfishohet ideja funebre e institucioneve fetare, se kambanat e kishave do të plasin dhe do të thyhen dhe se minaret kanë për ta përkulur vertikalitetin e tyre për t’u lutur. Pas këtij përshkrimi apokaliptik Migjeni thotë diçka shekspiriane.
Ai shpall: “Dhe do të vijë heshtja!”
Tek tragjedia e Hamletit në aktin e fundit princi i pikëlluar i Danimarkës i thotë mikut të tij besnik Horatit: “Ç’emër të plagosur që kam lënë!”
I lutet Horatit të jetojë për të treguar se ç’ka ndodhur. Por nuk harron të thotë i sigurtë dhe pa mëdyshje: “Dhe në fund vjen heshtja!”
Për të krijuar një ndjesi futuristike, kuptohet të një utopie si “Atlantida e Re” të filozofit anglez Bacon, Migjeni e mbyll tekstin: “Se çdo vikamë fillon dhe mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna.”
Po nga e mori subjektin e kësaj skice të pakompromis Migjeni?
Pa dyshim e mori nga filozofi Friedrich Nietzsche.
Pikërisht Nietzsche në 30 shtator 1888 në Torino shkruan parafjalën e librit të tij sfidues “Perëndimi i idhujve” (“GOTZEN DAMERUNG”).
Nietzsche mendon se njerëzimi është i mbushur me idhuj të rremë. Por ai nuk mund ta pranojë këtë. Prej shumë kohësh Nietzsche mbështetet tek një thënie që është motoja e tij në latinisht: “Increscunt animi, virescit volnere virus” (“Shpirti rritet, forca shtohet si pasojë e një plage”). Citimi është marrë nga autori romak Aulus Gellius, i shekullit II e.s.
Për Nietzsche mallkimi dhe shkatërrimi i idhujve përbëjnë pastrimin e shpirtit.
Nietzsche thotë: “Mos vallë është dhe një luftë e re kjo? Apo ndoshta në këtë pikë kapen në befasi edhe të fshehtat e idhujve të rinj? Ky shkrim është një shpallje e madhe lufte dhe për sa i përket zënies në befasi të idhujve të vjetër, kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për zotërat e kohës, por dhe për idhujt e përjetshëm që goditen në librin tim me anë të një filozofimi me çekiç. Sipas analizës së fundit them se nuk ka idhuj më të lashtë, më të bindur, më të fryrë. Gjithashtu nuk ka as më të zbrazët se ata. Por kjo nuk pengon që këta idhuj të cilët janë besuar aq shumë, për të njëjtën arsye ato nuk mund të quhen kurrë idhuj, sepse në të vërtetë nuk janë të tillë.”
Nietzsche (1844-1900) është një nga filozofët më rebelë por dhe më kontroversë të gjysmës së dytë të shekullit XIX.
Me një talent të jashtëzakonshëm të të shprehurit, pa dyshim një kryemjeshtër i gjuhës gjermane të kultivuar, Nietzsche qe një filozof letrar më shumë se një filozof akademik, ai nuk krijoi teori të reja teknike në ontologji, apo epistemologji, por ai është një kritik historik i mprehtë, sidomos në kritikën e fesë që e përbën thelbin e vizionit të tij.
Është tepër interesante të lexosh se shkruhet për Nietzschen nga filozofi i mrekullueshëm anglez Bertrand Rusell, pikërisht në librin “A History of Ëestern Philosophy”.
Për Rusellin Nietzsche kërkon një energji të pamat të rimodelimit të botës, për shkak të dekadencës kapilare dhe vdekjeprurëse. Nietzsche beson tek heroi.
Tek Zarathustra e tij ai shpik mbinjeriun. Ai e kritikon krishterimin që e quan krishterim palian, pra të manipuluar nga Shën Pali. Nietzhsche lëshon anatema tmerruese dhe Rusell e krahason me Mbretin Lir tek Shekspiri i cili në prag të çmendurisë thotë:
“Do të bëj gjëra të tilla
Se ç’janë akoma nuk e di,
por do të jenë tmerr mbi dhe.”
Kjo është filozofia e Nietzsches në një lëvozhgë arre (ironizon Rusell).
Nietzsche njohës i thellë i traditës antike, shpall dialektikën midis anës Apoloniate dhe asaj Dioniziake. Nietzsche shkruan se “bota do të jetë boshe nëse nuk e studion Heraklitin e Efesit, veprat e të cilit janë ruajtur të plota në bibliotekën e qiellit”.
Por Nietzsche është padyshim filozofi që ka ndikuar më shumë tek shkrimtarët modernë të shekullit XX.
Të tërë shkrimtarët e shquar të botës e konsiderojnë Nietzshen si filozofin e shpirtit. Nga ky rregull nuk bëri përjashtim as Migjeni ynë. Është e vërtetë që Fan Noli përktheu fragmente nga Zarathustra e Nietzsches. Shkroi dhe ndonjë poezi me ndikim Niçean.
Por është Migjeni i cili mund të quhet më i veçanti, në shumë kuptime , por ne asnjë mënyrë dhe më Niçeani i letërsisë shqipe.
Migjeni duke shkruar skicën “Idhuj pa krena” nuk bën gjë tjetër veçse reflekton idetë e tij dëlirësuese por dhe të pamëshirshme për prapambetjen mitike dhe të frikshme të Shqipërisë. Me të drejtë Migjeni flet për shembjen e idhujve.
Dhe Shqipëria ka patur dhe ka akoma idhuj të se kaluarës që e kanë skllavëruar mendjen e shqiptarëve.
Të njëjtën ide artikulon edhe Noli kur thotë për Shqipërinë “se ç’e shembnë derbederët, mercenarët dhe bejlerët”, ose “anës detit i palarë, anës dritës i paparë, anës dijes i panxënë, anës sofrës i pangrënë”, ose “skllevër mbi skllevër s’e meritonin, se liri s’donin”.
Për ta kuptuar konceptualitetin e skicës migjeniane, po e citoj të tërën si më poshtë:
IDHUJT PA KRENA
Një tufan i tmerrshëm i shembi idhujt. Disa i bani pluhun e disa i la pa krena. Tufani i tmerrshëm nuk fryni as nga një anë e horizontit, dhe as nga qiella, por duel nga zemra e dheut. Çdo gja që del nga zemra asht ose përkëdhelëse si andja me intime, ose e tmerrshme si tufani që shemb idhujt.
U tret pluhuni i idhujve q’u shemb krejt, dhe s’u mbet fara, e idhujt që mbetën pa krena qëndrojnë si dëshmorët e shëmtuem e një jetës së përndueme.
Idhujt pa krena! Shëmtim i natyrës! E njerëzit që jetojnë në mes të tyne enden si të harlisun. Ata që kishin lindun para se t’u shembeshin idhujt dhe i pan me syt e vet në bukurinë e tyne ceremoniale, ata tash rënkojnë, pshertijnë për kohën e idhujve të vjetër, dhe tue vdekur shpresojnë se këta idhuj do t’i shpëtojnë. E ata që lindin në kohën e idhujve pa krena s’dinë kah t’ia mbajnë. Duen t’adhurojnë, po çka t’adhurojnë? Idhujt pa krena?… Duen të besojnë, po çka të besojnë? Idhujt pa krena? Kush mund të adhurojë të shëmtuemen? Kush mund të besojnë në një zot pa krye? Çdo gja që s’ka krye, asht kufomë, e kufoma s’e ka vendin në mes të gjallve. Kufoma duhet varrosë. Përndryshe, e përlyemja me të ka për të qenë katastrofale. E katastrofa asht katastrofë! Zhduk kombe!
(Kombi ynë me të vërtetë s’u zhduk. Por arsyeja asht vetëm se dhe kojshitë tonë t’afërm qenë pak a shumë të një fati si ne.)
Idhujt pa krena! Flitë e kohës, e cila gjithçka përpin, dhe fli të fatalitetit. Qëndrojnë ashtu të gjymtuam vetëm e vetëm pse s’duel njeriu i zoti të ndërtojë idhujt e ri. Por, herët a vonë, ai do të dali. Dhe idhujt e ri që do t’i ndërtojë ai, kanë për t’u adhurue nga turmat. Se landa e tyne ka për të qenë moral i kohës, e model’ i tyne – njeriu i soçëm.
Idhujt pa krena! Në varrimin e tyne kumonët kanë për të plasë së ramit, minaret kanë për ta kthye kurrizin së faluni dhe zhrecve do t’u këputen telat e fytit së kënduemit. Dhe do të vijë heshtja. Se çdo vikamë fillon dhe mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna…
***
Migjeni është vërtetë një ikonoklast i madh
Asnjë shkrimtar shqiptar nuk mund të krahasohet për lirinë e madhe, larg çdo klientelizmi politik me Migjenin. Ndoshta Migjeni është shqiptari me shpirt më të lirë që ka Shqipëria. Mund të ketë dhe pa dyshim ka dhe ai kufizime, por jo në kredon e Lirisë Universale.
Migjeni flet për figurat që zotërojnë atmosferën e kohës, flet për figurën fantazmagorike të gogolit.” Gogoli sipas Migjenit i ka hap shalët nga njëra anë e kontinentit në tjetrën. Njerëzit e vegjël si liliputanët në shalët Guliverit, në mes të të dyja kambëve të tij bëjnë parakalime demonstrative. Zot, na shpëto nga Gogoli. Anatema, mallkime, alarme. Gogoli! Njerëzit e vegjël që gjenden në errësinë, autosugjestionohen, se errësina krijon Gogola. Ndonjë rreze drite e ardhun me germa të ndonjë shtypit të shenjtë, u ep idenë e Gogolit. Asht si King-Kong fantastik. I tmerrshëm. “
Është frika nga progresi dhe nga idetë përparimtare. Tek tregimi “Bukuria që vret” Migjeni tregon sesi vdes fëmija nga të ftohtit dhe shpërthen. Agimi zbardh me bukurinë e bardhë që vret.
Dora e nënës prek vocërrakun që ka ngrirë. “Gjaku i tij i kuq dhe i purpurt ishte ngri ndër deje dhe zemër, ish banun kristal, që të bahet servil për milionarin, jo gjaku ish ba rubin, për gjerdanet e metresave. E trupi i vocërrakut, i lokes së nënës ishte ba nji shtatore e ngurtë. Shtatore e ngurtë e shkulun nga gjini i nanës. – merrnie dhe çonie në qytet kët shtatore. Vendosnie në një shesh! Dhe di përmendore kushtonia ndokujt! Kushtonia atij që ka ma shumë merita për kët vend! Po, ndoj ministrit o deputetit, e ndokujt tjetër… E në rasë se nuk gjeni ndonjë njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtonia atij që ka merita ma pak: perëndisë klasike.”
Ku i lexon këto rreshta duket se kohërat kanë ngecur në vend.
Kjo thirrje migjeniane mund t’i kushtohet dhe deputetëve të sotëm.
E habitshme, por e vërtetë. Shembja e idhujve lidhet dhe me emancipimin e politikës shqiptare. Si mund të quhet e e emancipuar kjo politikë e cila përfaqësuesit apo simbolet e popullit i ka të parapërcaktuar në listat fatale të kryetarëve të partive? Si ka mundësi që deputetët e sotëm të Shqipërisë të mos flasin dhe të mbrojnë gjërat e themelit të kombit? Shahet Skënderbeu, që nuk ka të bëjë me shembjen e idhujve. Skënderbeu është strukturë e vetëdijes, demitizimi dhe mitizimi i një figure historike janë komplementare, janë e njëjta gjë, kurse shkencorja dhe historikja është në thelbin e së vërtetës.
Duke rrëzuar Skënderbeun ringrihen idhujt pa koka. Ringjallet habitërisht një nga figurat m të urryera të historisë kombëtare, Esat Pashë Toptani, një nga idhujt më simbolikë pa krena të mercenarizmit të neveritshëm. Rrëzohet Skënderbeu sepse kështu rrëzohet edhe Rilindja Kombëtare. De Rada dhe Naim Frashëri frymëzohen nga Skënderbeu. “Rrëzimi” i Rilindjes Kombëtare bëhet dhe mohimi i pavarësisë së shtetit shqiptar. Mohohet teza shkencore e etnogjenezës iliro-arbërore. Kështu shqiptarët dalin krejt pa histori në histori. Janë jashtë historisë. Një popull pa kujtesë kolektive, pa ngjarje, pa veprim historik, pa mendim, pa dinjitet, pra një popull që nuk meriton të jetë komb, por një turmë prej zombi.
Ngrihet përmendorja e Ahmet Zogut qëllimisht përballë figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Zogu jepet me uniformë gjenerali, mbështetur mbi shpatë.
Ç’luftëra bëri për Shqipërinë Zogu që meriton uniformën e gjeneralit? Gjatë kohës së tij ishin vetëm dy luftëra, lufta e Vlorës 1920 dhe lufta kundër pushtimit të Shqipërisë më 7 prish 1939.
Këto dy luftëra mund të ishin kuptimi dhe historia. Por Ahmet Zogu është jashtë tyre.
Po a duhet studiuar koha e Ahmet Zogut dhe ai si personazh historik? Pa dyshim. Një gjë e tillë duhet bërë nga historianët por jo nga politikanët që ringrenë idhujt pa krena. Shumë më tepër e meriton Migjeni të ngrihet në të njëjtin piedestal, sepse nga pikëpamja kulturore dhe konceptuale është një figurë shumë më emblematike e kombit shqiptar.
Idhujt pa krena janë dhe të kohës së socializmit totalitar-kjo kërkon një analizë me vete-shumë serioze. Po të tranzicionit? Ja një tjetër tmerr!
Nuk është qëllimi të konsumoj tërë subjektet apo motivet e publicistikës së ditës, qoftë dhe me aktualizime të sforcuara ose të sakta.
Problemi është që secili nga ne të ketë parasysh manifestin migjenian për të mos krijuar një rikthim në të kaluarën me idhujt pa krena. A nuk janë më të pasurit e Shqipërisë idhujt pa krena?
A nuk janë të pasurit njëkohësisht edhe politikanët e Shqipërisë? A nuk janë të tërë deputetët e Shqipërisë gati një sekt të pasurish (mos më keqkuptoni në këtë koncept)?
A nuk ka në letra shqipe personalitete të rremë për të cilët bëhen doktoratura, libra për arsye të mirëfillta politike larg vlerave të mirëfillta letrare?
A nuk ka një koleksion të panumërueshëm dot të të ashtuquajturve doktorë profesorë, të cilët gjithashtu janë idhuj pa krena? A nuk kemi një status të demonizuar të mediave nga krimi i organizuar nga ndikimet paternaliste dhe klienteliste, pikërisht për të kuptuar se janë rikthyer shumë idhuj pa krena? Asnjëherë nuk vjen rreziku i një kombi dhe fundi i tij nga liria e të menduarit.
Ne duhet të mësohemi të jemi të lirë në mendime. Jemi të vonuar në këtë pikë. Ne duhet të synojmë të bëhemi të lirë.
Të tërë qytetarët dhe individët të bëhemi të lirë.
Dhe të mos u bëjmë amen atyre që jo vetëm nuk janë të lirë , por u mungojnë shumë elementë të humanzimit, pra dhe të vetë së ardhmes.
*****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
Faleminderit edhe ne emer te atyre qe nuk ju lexojne si dhe te atyre qe nuk ju kuptojne.
Duhen vetem pak njerez te mencur e te organizuar per te filluar ndryshimin.
Mungon organizimi I mendjes se kombit.
NA MUNGON 27 VJET ‘DRITA’ E NUK DAòLLOJME ‘IDHUJT PA KRENA’ NGA TE URTET E TE DITURIT ME KRENA-Apo koken mbi supe si thote populli
EDHE PSE I KEMI TE RRALLE,. SI UJIN E PAKTE , NJEREZ SI MOIKOM ZEQUA , NUK I VLERESOJME SI DUHET DHE T`U JAP[IM VENDIN QE U TAKON , SA JANE GJALLE TE UROJ SHENDET TE PLOTE DHE JETE TE GJATE , I NDERUARI MOIKOM !
Ky Moikomi cfare e ka Vuk Drashkovicin mer ti se i ngjan shume.
Po mire mer Moikom dijetari, kur te duhet ndonje liber si e gjen ne ate soj rremuje?
E lexova me shume vemendje artikullin tuaj z. moikom dhe me pelqeu shume. por cuditerisht mu kujtua, shume kohe perpara(ne kohen e socializmit) nje doktor i nderuar icili pas vrejtjes qe i beri eprori i tije per laburantet e tije se lexojne romane ne kohen e punes (ne ate kohe per nje vend pune punonin 2-3 persona sepse duhet te hanin te gjithe nga pak-sic thoshte nje punonjes i vjeter;pra kishte kohe te lire),doktori me nje nebuzeqeshje ju pergjigj:ska gje te keqe me mire te lexojne ndonje roman se mesojne dicka sesa ta harxhjne kohen kot neper kafene. E prura kete shembull z. Moikom per konstatimin tim se rinija e sotme e harxhn kohen me shume neper kafene e disko (qofsha i gabuar) se sa duke lexuar;sidomos veprat dhe artikujt tuaj z. Moikom(per mendimin tim ju jeni njeriu me i ndrtur i ketije kombi), pasi njeriu nuk meson dicka por shume me shume me ate cka njeriu duhet te paiset-me njojen dhe filozofine e botes qe na rrethon.
Z.Moikom
Je absolutisht I nje niveli boteror
I lexoj tana shkrimet tuja
Por fatkesia jote edhe e jona gjithashtu asht se tradhtaret dhe palaqot si puna e Berishes, Jane ne krye te atij vend (kuptohet edhe Mut Nano )
Njerezve si ti Anglia u thot ( Gur I cmuar)
Te lumte dora se po na edukon me kto shkrime
Te urojm jete te gjate
Sa larg jeni i lire ne mendimet e juaja e tregon mllefi qe keni per Zogun, mllef qe tregon me cfare brumi jeni yshyr….
Free yourself .. mendon pak se pse ti nuk e do Zogun ka te tjere qe e vleresojne… heq nga mendja ´imponimin’ e tezave tuaja tek te tjeret..pra jo amen as per shkrimin tuaj,se demet qe kjo kaste politikanesh millioner e pseudo profesora e pseudo media jane nje mije here ma te zeza se se shteti qe ngriti nga hiçi Zogu.
Eshte vertet mjerim intelektual kur shohish se ne Shqiperi edhe pas 100 vjete gati,prape e shini Zogun si rezik! Kjo tregon ne te vertete me ke mateni edhe tregon deshtet s’deshtet peshen e tij ne kete vendedhe deshtimin tuaj karshi vepres shtetformuese te tij.
Shtet si ai i Zogut beri edhe Enveri, Lili, por ne po kerkojme te bejme shtet edhe pas gati 100 vjetesh dhe…s’ia kemi dale. Nuk dihet te konsiderohet idhull nje qeveritar, qe te jete model frymezues per breza te tere, se politianet e djeshem e te sotme kane bere me shume per vete, qe te majmen, sesa per vendin, popullin. Diktatoret, kudo, i detyrojne popujt r’i duuan e t’u falen si te ishin idhuj…ketu e ka fjalen Migjeni, kete thekson Moikomi. T’i leme menjane simpatite politike kur diskutojme per idhujt pa krena.
Me mire eshte ti pergjigjes pyetjes se Miokomit “Per cfare e mban shpaten dhe uniformen e gjeneralit Ahmet Ahmet Zogu ne statujen e Bulevardit ?!! Ne dy luftra ku ai jetoi 1920 dhe ne 1939 ai ishte jashte loje ! Per cfare duhet te mburret mbreti me unuformen e ushtarakut ku ai nuk beri asnje betej ?!!!!
rrespekte
Idhujt pa krye pas 1990 cuan vendin ne katastrof humanitare ne 1997 u vrane 3000 vet dhe u vodhen paret me skemat piramidale , e pa imagjinushme idhujt pakrena kane ze dhe figure ne kohen prezete ! Mungon ai grusht I fuqishem qe malit qe hesht – mu ne zemer me Ja ngjesh ! Presim reformat ne drejtesi qe ai grusht tja ngjesh mire krimet e kryera gjat tranzicionit !
Kujt ja thua, kujt ja thua MOIKOM ZEQO, miltanteve te partive, qe idhujt e tyre te kamur jane pa krena??!!
Si ka mundes keto lloj vemjesh i shikojne mbrapa si qente pas zorreve. Kuptohet fare lehte sepse militantet e partive jane me trurin peshk dhe i behet larje dhe shpelarje truri ne menyre te vazhdueshme nga njerezit qe i ka caktuar partia dhe krietari. Keto mender jane rrace fekalesh qe kane dale s’bashku me krietaret e tyre, takemit te tyre nga jashteqitja e ketij populli.
Brilant si gjithmon shkrim i arrire,suksese.
Fort i nderuari Z. Moikom!Me gjithe sinqeritetin Tuaj human real,fatkeqesisht jeta na solli shembuj te shemtuar
‘te ketyre “idhujve pa krena”nder vite.Edhe pse “grushtet e hekurta te revolucioneve e ndryshimeve qe ne lashtesi tek Roma e lashte “grushti i hekurt”solli ne pushtet “idhujt pa krena”Jul Qezaret e Neronet.Edhe ne Greqine e hereshme,keta “idhuj pa krena”e varrosen Demokracine.Po ashtu edhe kundra Inkuizicionit ndryshuesit “idhuj pa krena”u bene esunduan.Po ashtu edhe ne kohet moderne ne revolucionin Francez te Roberspjerit”idhuj pa krena”pollen me Dantonin e Nopolon Bonepartin Perandor.Duhet kujtuar se edhe ne Rusi,revolucioni Bolshevik i Leninit dhe Trockit “Stalinin polli”si tipi i “idhuj pa krena”qe vrau miliona popull te pa fajshem.Edhe ne kohet tona”Grushtet e hekurta”te Migjenit,me revolucionet e tyre gjoja popullore,pollen”idhujt pa krena”ne shume vende si ne Korene e Veriut ne Siri ne Irak me Sadam Hysanin ne Libi me Kadafin,ne Ameriken e Jugut me Fidel Kastrot e Pinocetet “ idhuj pa krena” u bene.Edhe ne koherat tona,revolucioni paqesor i ndryshimeve te medha te Gorbacovit pollen Brezhnjevet e putinet si “idhuj pa krena” pa harrur dhe vende te tjera me Urbanin ne krye te Hungarise po “ldhuj pa krena”na doler me grushtin Migjenian.Po”idhuj pa krena”kemi sot ku 2% ekapitalit te Botes po keta “idhuj pa krena” i kane grumbulluar duke zbatuar mesimet e Marksit se si mund te rrjepen punonjesit.Ky eshte realiteti sot i Nderuri Moikom.Sinqeriteti i Juaj teper iadhurueshem per vlerat,por jeta po na sjell viruese te tmerreshme shfrytezimi nga keta “idhuj pa krena”te tipit te “grushteve te hekurta”qe kane rrembyer pushtetet me parimet mashtruese te “Forces se Aresyes “dhe e kthejne shum shpejt ne”Aresyen e Forces duke vendosur diktatin sipas”grushti Migjenian”.Mbetemi gjithmone me konsideratat e lerta teper te vleresuara per ju Z. Moikom.Qofshi gjithmone i nderuar dhe i lartesuar ne vlerat dhe meritat tuaja teper te cmuara.Mbetshi gjithmone i Ri me shendet e jete gjatesi.Lumturi ne Familje.
Nje shkrim i shkelqyer, nje monument qe i takon Migjenit. Poetit me te madh shqiptar. Mheshterit te prozes se shkurter. Skicat migjeniane nuk kane petmasa ne kohe e hapsire. Ato i takojne njerezimit. Me se aktuale. Vleresoj komentet e te gjithe komentuesve, ne vecanti te Bujarit, Nakes, Benit
Tema eshte interesante dhe me shume vlere ,
madje…
per te qen ne qender te nji Debati intelektual ne TV –
(nqs do exzistonte nji Tv i tille )
e cila trajton vetem Tema intelektuale – mbi historine –
idhujt -letersine – etj , natyrishte nga intelektuale jo pseudo
lehsa oborresh te Idhujve Fallso .
Mirpo per Tema te tilla duket mos te ken asnji far interesi jovetem Shteti ,i fundosur ne Corben e ktyre 30-vjeteve marrezi) ,,,
si e tille shoqeria shqiptare mbetet ne nivele mesjetare
zhvillimi ne raport me ate Europiane e kjo vjen sigurishte nga mosnjohja drejt e Konceptit Shtet
si formohet nji Shtet e shoqeri .
( sipas Frojdit Koncepti i krijimit te nji Kombi eshte pjes e Kultures Krisjane ; duhet pranuar kjo ? )
—
Filozofe te tjer qartesojne me tej ,duke then ,
si eshte Shteti e Politika eshte edhe shoqeria .
Ka Shteti dhe Politika Moral – ka edhe shoqeria ,
sepse ajo eshte Reflektimi i vet Politikes e Shtetit te vet.
Idhujt ne Historine Shqiptare kan te bejne edhe me konceptin e komuniteteve te ndryshme te Shqiperise qe #
ne pamje dhe permbajtje ,
siedhe kryesorja Mentaliteti i tyre .
—
Perse ky shkrim i Moikomit i rrexon me nji te fryre te leht
kto idhuj ,referuar Nitsche-s & Migjenit ne kte analize
#
intelektuale , ka te bej pikerishte me ate qe ktu kemi te bejme me pseudoidhuj .
Psh per X -fshat-katund etj , ka per idhull nji Kriminel
ashtusi ka shume qe kane idhuj Tradhetare te Kombit Shqiptare eetj shembuj qe jane jo te paket ne Shqiperi .
Ky fenomen idiot ka te bej natyrishte me injorancen
qe jeton ne Mentalitetin e shqiptareve ala sot ,
ku per cudi te te gjitheve nuk tregon askush asnji interes te behet dicka kunder
ne sherbim te zhvillimit te shoqerise Shqiptare !
—
Eshte nji Lufte qe injoron cdo arsye ne mungese ,
shqiptaret jetojne nji agoni intelektuale prej shekujsh ,
ala sot.
Lufta e cmedur politike mbasi dikushi i injektoj
terbimin , eshte vazhdimesi e se kaluares ose bazuar
mbi ate Mentalitet,qe pak arrijn ta shikojn .
Gjithmone Anija shqiptare mbush me idhuj e figura shteterore ne shekuj , jane perplasur egersishte e
kane luftuar njeri-tjetrin me nji Trebim te Erret – qorr ,
dhe kur Anija u permbys ,,
ata (idhuj) nuk u fundosen thell ne dete in shqiptare ,
jo sepse ishin te mbushur me gazra ajer brenda trupave te tyre ,
por se kto Idhuj s’ishin asjiher aq shume lart ,
prandaj edhe sot , i shikojme shesheve aty ku sduhet te jene !
—
Por s’ja vlen mendoj me komentu mbi te tilla Tema ,
sepse ne Shqiperi eshte Djalli qe nuk lejon qe shqiptaret ,te okupohen me tema te ksaj natyre ,
inteligjente ,mbi zhvillimin e shoqerise dhe fushat e kultures se ksaj jete .
Prandaj ska asnji TV-on te perfaqsoje Fjalen Intelektuale ,por edhe kto medie ,
jane cesuruesit kryesore te gjuhes e kultures intelektuale ,te asaj shoqerie ,
prandaj gjithcka do pushtohet ga e keqja ne ate vend dhe kapja e medies nga Djalli ,
do shpejton zhdukjen e Kombit Shqiptare ,pikerishte nga kta njerez te papergjegjshem injorante ,
qe idhujt i kane shkembyer me Pronaret e Huaj qe i
paguejne .
Siqerishte edhe bllogu i Moikom Zeqos ktu ,
me duket dicka e cuditeshme ,si lejohet ?!
—
Kta tipa qe cesurojne ,s’kuptoje dot se ne ,komentuesit ,
apo X- intelektual ,
nuk flet per vehten e vet , (me tregu para te tjerve se hej .m’shikoi ju mua sa i ditur jam etj -sipas atij mentaliteti idiot aty)
por njeriu ,qytetari i vertete e i pergjegjshem per ate rol
qe ka ai ne nji shoqeri mendon per te Ardhmen ,
te ndezi nji qiri,nji pishtar,nji drite ,qe te ndricoj rrugen
e shoqerise ku ai ben pjes …
Rrespekt Moikom .ktu mungon gjithcka jovetem Shteti i nderuar . Rrofsh qe mban gjalle ate pishtar ndricues
—
Censura e Zogut??
Po censuren e komunisteve,,e harrove mo Zeqo??
DO FLASISH DIKUR…!
Për tash sa dite
Ti tash femije
Do mbash mend
Dikur t’ju flasish
Të tjerëve.
-Jemi izoluar natyrshem
Nga Pademia Virusi-Korona
Covid-19.
Nuk di
Sa do zgjas
Permallimi yne
Deri ne perqafim.
I dashur Moikom,
Zoti të ruajt, e të lëntë sa më gjatë në këtë botë që ka nevojë të ndriçohet!
Si Nice dhe Migjeni levronin prozen poetike. Vecse Nice u perqendrua ne mitollgjine greke. Bile nje liber ia kushtoi tragjedise greke, si fillese e civilizimit. Me fort Migjeni I afrohet Nices tek bijte e shekullit te Ri, qe do kapercenin pengesat konceptuale dhe dogmat etiko morale qe I shoqeronin.
Mos i ngarko Migjenit me shume se sa mund te mbaje!
Nuk eshte Migjeni qe jep PROGNOZA FILOZOFIKE. Migjeni vdiq 28 vjec,pra nje cunak.Nuk e kishte as pervojen,as shkollimin e plote.Ishte nje talent,qe ndoshta pas 30 vjetesh mund te jepte frutet edhe ne Filozofi.
Hallin tend UNE e kuptoj.Ty te duhet nje vegje.
E ben Migjenin objekt censure,gje qe s`eshte e vertete.Thur teori konspirative me Vargjet e Lira,sikur jane Gulaget e Solzhenicinit.Pordhe me grese.
Zogu nuk e kishte Luxin te organizonte censure.
Ne kohen e Zogut u perkthye vepra e pare e realizmit socialist:Nena e Gorkit nga Tajar Zavalani.U lejua Nonda Bulka te bente rezil parlamentaret dhe pushtetaret e Zogut ne shtyp.U lejua Branko Merzhani
Qarkullonin dore me dore Replikat poetike te Nolit,qe e kishte armikun e shpallur.
Na qenkerka censuruar Migjeni,nje lymontik i semure per tu dhimbsur,qe Zogu as e kishte degjuar.
Llumi i proletariatit ka nje ngjashmeri te cuditshme,per te ngritur furtune ne gote.
Kjo proteste e Zeqos per censurimin e Migjenit mua me kujtojne nje palaco tjeter te llumit te proletariatit,Fari Balliun,qe i ka deshmuar botes se tere,se vete Nexhmie Hoxha ka nderhyre ne jeten e tij duke i CENSURUAR Karieren brilante.
Ka nderhyre qe Fari Balliu te mos behej Anetar Partie kur sherbente tek Zeri i Popullit.Jam i sigurt qe shoqja Nexhmie ka thene:Mire Saliu,po ku me doli dhe ky Mokrari bir kurve?
Me sa me kujtohet vepren e plote te Migjenit e botoi kunati i tij Skender Luarasi.Edhe parathenien e ka shkruar vete.Aty mesoni sa e ka censuruar Zogu Migjenin.
Mos i ngarko Migjenit me shume se sa mund te mbaje!
Nuk eshte Migjeni qe jep PROGNOZA FILOZOFIKE. Migjeni vdiq 28 vjec,pra nje cunak.Nuk e kishte as pervojen,as shkollimin e plote.Ishte nje talent,qe ndoshta pas 30 vjetesh mund te jepte frutet edhe ne Filozofi.
Hallin tend UNE e kuptoj.Ty te duhet nje vegje.
E ben Migjenin objekt censure,gje qe s`eshte e vertete.Thur teori konspirative me Vargjet e Lira,sikur jane Gulaget e Solzhenicinit.Pordhe me grese.
Zogu nuk e kishte Luxin te organizonte censure.
Ne kohen e Zogut u perkthye vepra e pare e realizmit socialist:Nena e Gorkit nga Tajar Zavalani.U lejua Nonda Bulka te bente rezil parlamentaret dhe pushtetaret e Zogut ne shtyp.U lejua Branko Merzhani
Qarkullonin dore me dore Replikat poetike te Nolit,qe e kishte armikun e shpallur.
Na qenkerka censuruar Migjeni,nje lymontik i semure per tu dhimbsur,qe Zogu as e kishte degjuar.
Llumi i proletariatit ka nje ngjashmeri te cuditshme,per te ngritur furtune ne gote.
Kjo proteste e Zeqos per censurimin e Migjenit mua me kujtojne nje palaco tjeter te llumit te proletariatit,Fari Balliun,qe i ka deshmuar botes se tere,se vete Nexhmie Hoxha ka nderhyre ne jeten e tij duke i CENSURUAR Karieren brilante.
Ka nderhyre qe Fari Balliu te mos behej Anetar Partie kur sherbente tek Zeri i Popullit.Jam i sigurt qe shoqja Nexhmie ka thene:Mire Saliu,po ku me doli dhe ky Mokrari bir kurve?
Me sa me kujtohet vepren e plote te Migjenit e botoi kunati i tij Skender Luarasi.Edhe parathenien e ka shkruar vete.Aty mesoni sa e ka censuruar Zogu Migjenin..