Eshtë përjashtuar për të tretën herë nga fusha e lojës për nervozizëm të tepruar.
Sinisha Mihajloviç s’është përmbajtur, teksa duhet theksuar se tashmë për të është bërë një “kalvar”, në pritje që të vijë fundi i sezonit, ndoshta duke dalë me një trofe, Kupa e Italisë, që mund ta shpëtonte shkarkimin, edhe pse vështirë duket.
Vendimi i fundit për të hedhur titullar Balotelin në vend të Menezit, në dyshe me Bakën, mund të ketë qenë pika që ka mbushur vazon në raport me Berluskonin, që ka ide të kundërta.
Sakaq, në konferencë është shprehur: “Jam i inatosur me veten, skuadrën dhe arbitrin, por s’dua të flas për këtë gjë. Dominuam për gjysmë ore, por ashtu si ndodh shpesh hasim vështirësi për të shënuar.
Nuk mund të krijosh katër-pesë raste dhe të pësosh gol në goditjen e parë të kundërshtarit. Veç kësaj, goli i tyre erdhi tek një skemë që e dinim se do ta bënin.
Lojtari që duhet të dilte, Baka, e ka bërë me vonesë. Pas golit u çekuilibruam dhe më pas u shuam. Humbja djeg, por të mos harrojmë çfarë kemi bërë.
Duhen dhjetë ndeshje dhe të përpiqemi të fitojmë me Kievon, tjetër ndeshje e ndërlikuar”. Mbi Balotelin dhe Menez:
“Kur humbas nuk flas për individët. Ato e dinë nëse kanë luajtur mirë apo keq. Me dëmtimin e Niangut kemi humbur shumë, sepse Balo dhe Menez janë jashtë forme”. Objektivat… “Mbeten të njëjtat. Ka edhe dhjetë ndeshje për të treguar potencialin dhe vlerat tona.
