Nga Bedri Islami
Prej disa vitesh, si ka ndodhur rëndom, një qytetar shqiptar, ka ngritur pa leje një restorant dhe hotel dhe, duke qenë me shpatulla të mbrojtura, ka punuar pa e bërë qejfin qeder, si një njeri që gjithçka e konsideron të tij. Edhe ujrat e detit, edhe brigjet e tij, edhe vendin ku mund të pushohet, edhe peisazhin rreth e rrotull, gjithçka.
Pushtetarët shkojnë e vijnë buzë resortit jo edhe aq të vogël, shohin njerëzit që bëjnë pushime, çadrat e ngritura, e dinë se kush është pronari dhe me cilët ka lidhje, ia dinë forcën dhe i kanë shijuar gatimet e tij.
Askush nuk e ka pyetur nëse është ndërtim me leje apo pa leje, nëse ka qenë tokë e tij apo e ka blerë vendin ku janë ngritur disa godina njëra mbi tjetrën; asnjëri, qoftë edhe për kuriozitet nuk e ka pyetur përse ky ndërtim është jo vetëm pa leje, por edhe drejt e mbi det, çka, po ashtu, është e ndaluar.
Pronari quhet Mihal Kokëdhima, një emër i panjohur për shumicën e shqiptarëve, deri sa ia mori mendtë, si i thonë, Zoti, dhe iu vërsul një makine turistësh, të cilët nuk e dinte se nga ishte, por ja që na dolën se ishin spanjollë, për më tepër një familje e pasur dhe që, si në çdo rast të tillë, shoqëroheshin nga dy vendas… njëri si ciceron dhe tjetri si shofer.
Mihali nuk e mendoi se duke ia hipur makinës godinave të tij do ia hipte fandroma e shtetit. Ai me shtetin kishte një marrëveshje të heshtur: mos më nga dhe lemë të mbaj veten e familjen, mbyll sytë dhe unë do të votoj. Kam mik shefin e qeverisë, tha i ngrati, duke menduar se kështu e hedh lumin.
Në fakt, kështu ia hapi vetes lumin dhe ditën e djeshme gjithçka iu përmbys.
Pasi një ministër i dhuroi lule familjes spanjolle, pasi shefi i qeverisë lëshoi bubullimën e tij, pasi video u bë virale në të gjithë botën, do të vinte edhe ndëshkimi: prishja urgjent e resortit të Kokëdhimës, i cili jo vetëm që hipi mbi kofanon e makinës me një thikë në dorë, por bëri edhe pakujdesinë tjetër, përmendi emrin e një miku të tij, që rastësisht kishte qenë kryeministri.
Por le të ndalemi më gjatë: institucioni përkatës, jam i bindur, jo me mendje të vet, sepse mendjen e kishte edhe më herët, dërgoi urgjentisht dy fadroma dhe prishi, po ashtu, urgjent, një resort, i cili ishte në pritje të legalizimit. Vetë drejtoresha e madhe mori mundimin e vajti aty.
E di zonja në fjalë se sa resorte turistike janë pa leje dhe as që kanë marrë mundimin të provojnë legalizimin? Me qindra. Ajo e di këtë dhe shpalli se pas Kokëdhimës, aksioni do të vazhdojë në të gjithë bregdetin. Po, pse të shkretën e nisët nga Kokëdhima, që kishte bërë një hap drejt legalizimit?
Pse të paktën për të shuar bujën, nuk e filluat nga një ndërtim tjetër, sa për të mos na shkuar mendja se një i huaj ka fuqi më të madhe se një i brendshëm; sa për të mos menduar se nuk duhet të guxosh të përmendësh shefin e qeverisë, edhe nëse e ke mik; se atë çfarë nuk ta kanë bërë tatimorët, inspektorët e mjedisit, bashkia, shteti pra, mund të ta bëjë një urdhër i heshtur i pjesës tjetër të pushtetit, që, naivisht, mendon se duke të shembur ty, i kanë dërguar një të luajtur të syrit familjes së pasur spanjolle.
Ndërtesat pa leje, jashtë çdo parametri, duhen prishur, edhe pse nuk duheshin lejuar të ngriheshin.
Në gjashtë vite qeveria ka bërë vetëm një shembje të bujshme: pallatin e vjehrrit të Lulzim Bashës dhe më pas pagoi nja 15 milionë euro. Tani vjen ndërtimi i Kokëdhimës. A do të vijë një ditë dhe të shpërblehet edhe ky? Ku ta dish?
Drejtoresha e madhe njoftoi se aksioni do të vazhdojë. Vërtet?
Shou politik i ditës së djeshme, pas së cilit u marrosën gjysma e televizioneve në Shqipëri, sikur po shembej piramida në mesin e Tiranës, ishte sa budalla, aq edhe i dëmshëm.
Kaq burra u bënë këto njerëz me një njeri të burgosur dhe nuk guxojnë të futen në një zonë në rrethin e Tiranës, ku ndërprerja e rrugës është bërë gangrenë dhe ndaj së cilës shteti buzëqesh duke pritur një natë më të qetë.
Një mik i mirë shkruante sot se:
Ju thoni si të doni, po ai spanjolli e meriton një memorial o bust tek Parku i Liqenit. Pse jo edhe përpara kryeministrisë, në vend të kërpudhës. Vetëm falë tij qeveria mori vesh se Mihali ushtronte aktivitet të paligjshëm në një truall të zaptuar abuzivisht tash njëzetë vite.
Pra ishte e tij merita e suksesit të sotëm të luftës kundër informalitetit. Por edhe Mihali sikur na ra nga qielli. Se na çmendët me valdrinët.
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Mihali e paguajti shtrenjtë gabimin e tij.
Mihali shikon nga burgu se si investimi i tij po shembet përpara syve. Një palo shtet po bënë vetgjyqësi ende pa folur më parë drejtësia.
Mihalit nuk po i jepet mundësi të mbroj pasurinë e tij, sepse këtë të drejtë e ka vetëm Edi Rama.
Në një shtet ligjor, sado i paligjshëm të jetë objekti, personi që preket duhet t’i jepet e drejta të mbrohen. Kjo nuk po ndodh.
Shteti po sillet si xhandarë me taksapaguesit
Na duhet nganje Mihal ne te gjith vijen bregdetare Shqipetare qe te na ktheje me kembe ne toke! Se po nuk ndodhi skandali si plas trapi shtetit….
Bravo shteti un njeriu i ndershem qe perdit luftoj per buken e gojes e pershendes vendimin per te prishur te gjith ata qe kan bere ose kan mare me forc pronen time sepse te gjith ne shqiptaret jemi pronar te detit malit egjithshka qe i takon natyres kishte filluar te behej enderr ose e parriteshme qe populli thjesht te bente nje banje aty…ju bedri islami jeni nje ordiner i paguar kur thoni qe pse e filloi kryeministri me koqo kokdhimen ketu del cinizmi juaj.harruat vloren…qe vlonjatet nuk e shikonin dot me sy detin jo te laheshin..po fierin po gjith shqiperia…bedri une skam jetuar ne pushtimet qe i jane bere shqiperis por une po jetoj te tanishmen çlirimin e shqiperis qe u pushtua nga ca barkethar dhe dmbela burgaxhinj xhepista ne kohen e enverit dhe tani miliardera ne kohen e saliut. Rrofte edi rrama se ky djal qytetar e patriot po na kthen shpresat…………,
Sa debil je i ziu ti
Ky shteti jot si kofini pas te vjelit
O Islam po me dukesh si jeniçer “otoman”
U moren me shume me Mihalin se me ate tipin te Shkodres qe eshte skandal shteteror.
Kemi shtet te forte or taj,qe nuk pyet e te ze per fyti e te hedh ne lume!
Provojeni t’i beni KAR-shillek shtetit pa e merrni vesh vfare u gjen!
Keto fjale ju thane banoreve te Astirit,por ata as e pordhen kete shtet prej KAR-tini dhe kane gati 12 muaj,qe cdo dite bllokojne rrugen e unazes se re cdo mbas dite duke ua nxire jeten mijra qytetareve dhe makinave qe duan te kalojne andej!
Dhe kjo qeveri e TMERRESHME,ne vend qe ta zgjidhe problemin,ka vene ne mbrojtje te KAR-shillekut te tyre dhjetra police qe te garantojne protesten e tyre ,qe emri i kryeministrit lakohen ne te gjitha rast me liber shtepije!
Bile do ju njoh edhe me nje rast sa tragjik dhe KOMIK,qe ka ndodhur ne Yzberisht (Astir)!
Bashkia vendosi(me nderhyrje korruptive),qe te ndryshonte vendin e 4 kazaneve te plehrave,ne rrugen :Kadri Roshi”,por banoret e 2-3 shtepive te ndertuara pa leje,kundershtuan dhe per disa dite rresht,perfshi edhe daten 30 qershor,diten e zgjedhjeve,rreth 30 police ruani 2 kazanet e plehrave,qe te mos i leviznin ata!
Dhe sot ata kazane jane hequr,se ky fare shteti eshte i Rame damllase!
Eshte turp i madh qe policia te perdoret per raste te tilla skandaloze nga pa aftesia e nje shteti qe ka nje kryeminister te PA AFTE dhe karagjoz!
Pershendetje!
-“Ju q..robt e shtepise, o maskara!!”-(shih vepren e 24 ,vellimi i 3 te “filozofit” Rama, faqja,657!
Pse ia vini fajin Rames,ai vetem se po mbron oligarket e po mbush xhepat.Ai i ngre ne poste,u jep detura te rendesishme,i lejon te ngrene resorte dhe nuk e di se c’te kaluar kane Frroket,Ndoket,Roshet,Dakot,dhe se fundi as per Mihalin dhe Valdrin Ojetrin nuk dinte gje. Gjenah i shkreti,ta meshirojme se ndoshta ka kaluar ne paaftesi mendore.
O shoku Bedri Islami;
A ka ma randesi restoranti pa leje i Kokdhimes ne Himar,
apo Memoriali i turqve i ndertuem ne kryeqytet me lejen e Kryeministrit Rama?
Ha,ha,ha.
O Pal Tedeskini
edhe për memorialin kam shkruar….
he te keqen…
Veprimi me I turpshem dhe me sklaverues qe ka bere nje qeveri shqiptare kunder kombit te vet ! Duket qarte qe kjo qeveri si te gjitha qeverite e tjera eshte pa dinjitet kombetar dhe pa asnji perqidje integriteti me shqiptarizmin !
Gabimi i Mihalit është që përmëndi se kishte mik kryeministrin. Që e ka mik kryeministrin nuk diskutohet,që ka ngrën e ka pirë kryeministri në resortin e Mihalit nuk diskutohet, që s’ka paguar kryeministri gjithëashtu nuk diskutohet, por a mund një njeri normal të pohoj në situatën e Mihalit që ai dhe kryeministri janë miqë? A nuk ul kjo prestigjin e kryeministrit tonë të nerum para popullit, para antarëve të PS, para Merkel, Makron , Vuçiç e të tjerë? Mbas prishjes së Panormës do të guxojnë Mihalët e tjerë miq zullumesh me kryeministrin të pohojnë në mënyrë kaq diskretituse. Kujdes ju Mihalët e tjerë pronarë të shumtë me ndërtime si Panorma, punoni pa u ndjerë, ripini klientët por jo ti rrihni me grushta dhe jo të shëndrroheni në biznesspajdermen që të jeni miq të kryeministrit, përndryshe kuçedra Dallandyshe është gati të fluturoj tek ju dhe mbas saj ka vetëm gërmadha. Mos harroni se së shpejti prona do të vej te i zoti, bregdeti do të ket vetëm një pronar, Edi Ramën . Së shpejti kjo do të sanksionohet me ligj që do të ketë vulën e kuvendit, jo kryetarët e bashkive që kanë qënë pronar të bregdetit deri tani, por kryeministri, i nerumi zoti Alibaba me poture me ushkur do të jetë pronari legjitim. Prandaj kujdes Mihalët e shumtë të bregdetit, Dallandyshe gërmadhmadhja gati është. Punoni, vidhni, ripini klientët edhe ndonjë grusht turinjëve me terezi, por mos u ndjeni që të jeni miq me kryeminstrin dhe ai të jet miku juaj i nerum dhe…… bëni gatin 20% për pronarin e ri të bregdetit.
O Pesimist, Mihali eshte njeri i zakonshem, dhe do pohoje gjerat qe e bejne te forte, po KryePiSministri a mundette drekoje e darkoje per qef te resortet pa leje?
Si puna e Tahirit qe hante e pinte me kontrabandistet nderkohe qe ishte minister i brendshem
Ramuti paska shoke e miq gjithe te paligjshmit, dhe sot ben show e Mihal budallain. Po peshkun e Mihalit e ka ngrene ama. Mos duhet tja rrezojme dhe keshtjellen de kryeministrit se duket me e paligjshme nga resorti i Mihalit
Per mendimin tim shteti sot nuk duhet te prishe, por me shume te legalizoje. Por me syte hapur! Neqoftese ndokush ka hapur nje resort ne buze te detit ai duhet te legalizohet. Dhe njekohesisht duhet te filloje te paguaje taksat si dhe nje gjobe te majme per kohen qe ka punuar i palegalizuar. Por legalizimi duhet bere jo me sy mbyllur, apo me para nen tavoline. Kur ti ke zene bregdetin, plazhin e qytetareve, dhe per me shume, nuk lejon pushuesit te ulen ne rere apo te vejne çadren aty, se eshte “toke e xanun”, atehere shteti duhet ta ngreje zgupthi kete resort. Ose me mire ta plandosi per toke per 24 ore. Interesi i pergjithshem duhet vene perseri mbi interesat e disa cubave qe kane pushtuar, plazhet, rruget dhe sheshet e Shqiperise. Vetem keshtu behet shteti. Por kam vene re se tani eshte bere e modes te shajne Ramen dhe te ia kerkojne te gjitha atij t’i rregulloje dhe fët e fët bile. Keta qe nuk e hapen gojen kur Shqiperia u kioskizua, ku u shemben fabrikat e uzinat, u shkretuan brezaret, kur u permbys arsimi dhe shendetesia, kur vajti per dhjame qeni gjithe ushtria me armatimin e saj etj etj, sot bejne te paduruarin dhe nevrikun. Dhe ia drejtojne gishtin Rames: Ti e ke fajin!!! Por me ngadale mor burra! Mos na u beni te gjithe si Basha. Qe pasi ka vjedhur me te dyja duart akuzon sot Ramen si hajdut. Dhe betohet se do e fuse ne burg! Kur per vete ia “hodhi” gjykates me raporte mjekesore per mbi 200 milione euro te vjedhura ne Rrugen e Kombit. Urrejtja nuk duhet te ua erresoje apo verboje gjykimin. Flas per ata qe kane arsye dhe gjykim te paanshem, se per te tjeret berihai eshte ajo qe enderrojne. Pune barinjsh.
Katarakti thotë që me që s’kemi ngritur zërin për krimet e Saliut dhe Lulkës, të mos ngrem zërin as për vjedhjet e hajdutit profesionist plotësisht aktiv Edi Rama, a mos po derdh ujin Katarakti që të vadis PPP dhe konçensionet e Alibabës me poture me ushkur dhe hajdutëve të tij? Mos po na thotë që të vjedh Edi Rama se ka vjedhur Saliu?
….dhe vjen nje dite…….