Në Bashkinë Maliq, prej vitesh mungojnë mjekët në qendrat shëndetësore. Emisioni “Fiks fare” e ka ngritur këtë shqetësim të banorëve të Bashkisë Maliq të cilët vuajnë për mjek disa herë, por edhe pas një viti ende është e njëjta situatë.
Madje ai që e ngre më fortë shqetësimin e banorëve të Maliqit është kryetari i bashkisë zoti Gëzim Topçiu.
”Kjo situatë është prej 3-4 vitesh dhe nuk ka asnjë përmirësim. Jemi ankuar dhe te Drejtoria Rajonale e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan, në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë, në Ministrinë Shëndetësisë dhe nuk është bërë asgjë” shprehet kryetari.
Në qendrën e qytetit punon një mjek që mbulon 8000 banorë. Në Njësinë Administrative Libonik me 14 000 banorë shërbejnë vetëm tre mjekë. Në Njësinë Administrative Pojan me 17 000 banorë janë vetëm katër mjekë, tre prej tyre kanë dalë në pension. Në Njësinë Administrative Pirg me 10.000 banorë është vetëm një mjek në shërbim.
Problem në këtë bashki është se mjekët të cilët janë në pension dhe mund të punojnë ende, janë të detyruar që çdo 6 muaj të rinovojnë kontratat me Ministrinë e Shëndetësisë. Procedurë që i penalizon deri diku, pasi zgjat afërsisht dy muaj.
Kjo e bën situatën edhe më keq, pasi banorët nuk marrin shërbim. “Nuk mund te bëjmë dot asgjë. Shkresa nisim, por mjek nuk vijnë” janë fjalët e fundit të bisedës me Topçiun.
Në Qendrën Shëndetësore në Maliq mjekja e përgjithshme Eranda Dervishi shpjegon se u shërben e vetme 6500 banorëve ndërkohë që duhet të ishin edhe dy mjekë të tjerë.
“Jam vetëm unë, është e vështirë dhe mezi e përballoj” pohon mjekja .
Edhe dy infermieret e ambulancës së fshatit Zvirinë pohuan se mjeku shkon vetëm një herë në javë ose një herë në dhjetë ditë. Kjo pasi i njëjti mjek mbulon edhe disa fshatra te tjerë. Ato pohojnë se mungesa e mjekëve është pasi shumica e tyre janë larguar drejt Gjermanisë madje edhe ato vetë po bëhen gati të ikin.
i.b. / dita

Ja pra ky është rezultati i shkollimit që në shkollat fillore . Se në universitet duhet te kesh mesuar ne shkoll private . Shkollimi shtetror ësht skandal e bagëti
Integrimi pra.
Mjeke dalin me tonelata nga shkolla, po ne ato zona nuk ka mjeke.
A do shkonin te punonin ne ato zona mjeket, sikur te paguheshin më shume se ata te Tiranes? Pooooo.
Report tv kishte bere nje kronike per qendren shendetesore te Plases, rrethi Korce. Qendra ishte me dere te rrenuar dhe me dritare te shqyera dhe me tavan qe i rridhte. Te shkrete shkonin deri ne Korce per tu vizituar nga mjeket. Kjo qender shendetesore thonin, se kishte 32 vite pa vëne dore.
Ne mandatin e trete do ta shikojme kete pune, por -me sinqeritet u thom- se vetem ne mandatin tone te katert mund te arrisim te bejme dicka, sepse edhe kete mandat une kam shume takime nderkombetare. I juaji, d.v. Edi Rama.
Mos e ke fjalën për të katërtin, se të tretin e dhamë me konçesion