Mijëra banorë të Roskovecit mblidhen për “Bukuroshen e Strumit”

redaktor
ø;

 

Julian Kristo

Mijëra banorë të bashkisë Roskovec u mblodhën në hyrje të këtij qyteti për të festuar një ditë të veçantë, 24 korrikun si dhe inaugurimin e një monumenti kushtuar një vajze të njohur për të gjithë zonën dhe me gjerë për bukurinë e saj.

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, tha se kjo ditë do të kthehet në një traditë. Ajo inauguroi dhe statujën e “Bukuroshes së Strumit”, e njohur për ta vetëm nga një pikturë e piktorit fierak Pandeli Lena.

Kryetarja e bashkisë u shpreh se ky monument  i arrirë edhe nga ana artistike pasqyron më së miri legjendën për bukuroshen e Strumit. Kjo legjendë që i ka rezistuar kohës, shërbeu si nxitje për ndërtimin e kësaj vepre arti. “Bukurosha e Strumit” përfaqëson vlerat  më të mira, bukurinë e zonës së Roskovecit e cila është ende e pazbuluar.

7“Le të jetë kjo grua në bronx në hyrje të qytetit tonë që po fillon të rritet, si një simbol që krijon gjurmën e parë të mirësisë, të dashurisë, të bukurisë që ka ky vend. Le të jetë kjo vepër arti, streha e parë për këtë bukuroshe, deri sa ne te krijojmë qendrën e qytetit tonë si një element të urbanizimit të qytetit”, tha kryetarja e Bashkisë së Roskovecit.

E pranishme në këtë festë ishte edhe Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi e cila uroi Bashkinë e Roskovecit për këtë festë të gëzueshme dhe të bukur si dhe për investimet që janë kryer jo vetëm në infrastrukturën rrugore, por edhe për përpjekjet që janë bërë në fushën e bujqësisë për të rritur prodhimet bujqësore të zonës. Ministrja Ekonomi u shpreh se një monument i tillë si “Bukuroshja e Strumit” është një vlerë e shtuar turistike për Bashkinë e Roskovecit për të rritur numrin e turistëve.

Share This Article
4 Comments
  • EMRIN E PIKTORIT QE KA BERE NJE PIKTUR PER BUKUROSHEN SI DHE TE MINISTRES QE SHIJON KETE SKULPTUR E JEPNI NE ARTIKULLIN INFORMATIV POR NUK MOREM VESH SE KUSH ESHTE AUTORI I VEPRES KY DUARART MOJ ZNJ,GAZETARE?!!! Lajm duhet te beje edhe skulptori qe i dhuron mjedisit shqiptar nje veper te tille te papare!!!!!!

  • Mjaft interesante! Kush eshte piktori i kesaj skupture kaq te bere kaq mjeshterisht se nuk thhet ne artikull?

    • Nazim,piktori i kesaj skulpure eshte Pandeli Lena,por skulptori i asaj pikture nuk e kane gjetur dot keta te gazetes!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *