Mijëra qytetarë kanë dalë në sheshin “Sintagma” para parlamentit për të deklaruar votën “po” në referendumin e të shtunës. Policia thotë se në shesh janë 10 deri në 12 mijë njerëz.
Pyetja që qytetarët grekë do t’i përgjigjen të shtunën është:
“A duhet të pranojmë propozimin e Eurogrupit, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar?”
Shumë qytetarë thonë se votuesit janë konfuzë për referendumin sepse i referohet një plani për marrëveshje… dhe është e kompozuar nga dy pjesë” që nuk janë të shpjeguara qartë.

UNE E DOGJOVA NE TV SE ISHIN PER JO-NE NE REFERENDUM.
Aman more ti me emrin….ARBEN nuk e kuptoj i ditkerke te tera, bile pa u dhene lajmi akoma, ne jetojme nje jete ketu dhe degjojme dhe shikojme dhe nuk perputhen me komentet e tua , ku e pe ti JO- ne apo PO-ne
Ne jemi me gjithe shpirt per te miren e Emigranteve tane ne Greqi. Kemi motra, vellezer, te aferm.
Por ta dini, sido qe te behet, ju jeni me te rrezikuarit, prandaj mendohuni, se kriza mbi ju do bjere.
Mire per vete, qe kaluat 25 vjet qe beni cdo lloj pune, por mos lejoni femijet te vazhdojne njesoj. Mundesite jane te pakta ne Greqi.
Keto qe dolen sonte ne shesh per te kundershtuar qeverine jane te djathtit, dmth te pasurit. Jane keto shkaktaret e vetem te krizes ekonomike. Dalin ne shesh si mbrojtes te atdheut nderkohe nuk u pelqen qe te paguajne as edhe nje takse per shtetin e tyre, per atdhen e tyre.
Ky eshte patriotizem alla-grek!
dje kishin dale ata qe perkrahijn jo. sot dolen ata per po. ketu ne greqi i behet lufte e madhe nga mediat qeverise .keto gjera duhet ti shikojme mire edhe ne shqiptaret sepse po afron dita edhe per ne, vota eshte fuqia tone e madhe prandaj europa po perpiqet me cdo menyre ta parandaloj kete vendim te qeverise greke .
Fatekeqesia Greke Katastrofa jone.