Varshavë, mijëra në shesh: Duam Europë të bardhë pa myslimanë dhe hebrej

editor

Dhjetëra mijëra vetë morën pjesë  në një marshim në qendër të Varshavës me rastin e ditës së Pavarësisë.

Marshimi u organizua nga lëvizja e rinisë nacionaliste që kërkon një Poloni etnikisht të pastër, me më pak myslimanë dhe hebrej.

Këngë dhe parulla që lexonin “Europa e bardhë”, “Europa do të jetë e bardhë” dhe “Gjak i pastër”, shoqëronin pjesëmarrësit në një shfaqje të re nacionalizmi ksenofobik në një vend anëtar të BE-së.

Nuk munguan edhe pjesëmarrës nga Sllovakia, Spanja dhe Hungaria me simbole dhe flamuj të përdorur gjatë bashkëpunimit me nazizmin në Lufta II Botërore.

Kampi Radikal që është organizatori, e prezanton veten si trashëgimtar të lëvizjes fashiste me të njëjtin emër të viteve ’30 që luftoi për të dëbuar hebrejtë përpara Holokaustit – shkruan WSJ cituar nga Respublica

Bashkë me Hungarinë dhe Çekinë, Polonia bën pjesë ndër vendet që po distancohet përherë e më shumë nga kampi franko-gjerman dhe standardet që BE-ja përfaqëson.

Për më shumë mund të klikoni KËTU

n.s. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *