Mijëra njerëz në Korçë në natën finale të Festës së Birrës

Gazeta Dita

Birra “Korça” zhvillon sot natën e saj finale në qytetin e Korçës në praninë e një numri të madh pjesëmarrësish. Si në netët e tjera, edhe në natën e 5-të dhe të fundit të saj, në skenë performuan disa këngëtarë të njohur, duke e bërë mbrëmjen edhe më të këndshme për mijëra vetët që shijojnë muzikën nën shoqërinë e birrës.

Festa e “Birra Korça” ka mbledhur në natën e saj të fundit mijëra vetë nga i gjithë vendi, por edhe turistë të huaj, duke e konfirmuar kështu si eventin më të rëndësishëm veror sa u përket pjesëmarrësve në të.

14 stenda të “Birra Korça” janë pozicionuar në dy polet e qytetit të Korçës, te sheshi në krah të stadiumit “Skënderbeu” dhe te Pazari i Vjetër, ku ndërthuren vlerat arkitekturore me elementët identifikues të qytetit, siç është edhe “Birra Korça”.

Me një program të zgjedhur muzikor për të kënaqur preferencat e të gjithëve dhe birrën “Korça”, festa jo vetëm është konsideruar një segment i rëndësishëm për sa i përket tërheqjes së vizitorëve, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të qytetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *