Një raport i OKB-së është fokusuar mbi ekzekutimet joligjore të mijëra të rinjve nga forcat speciale. Raporti thotë se skuadrat e vdekjes po vënë në jete strategjinë e presidentit Maduro për neutralizimin e kundërshtarëve politikë.
Forcat e sigurisë të Venezuelës dërgojnë skuadrat e vdekjes për të kryer vrasje joligjore të të rinjve, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të bërë publik së fundmi. Më pas, skenat e krimit modifikohen në atë mënyrë që të duket sikur viktimat po i rezistonin arrestimit.
Caracas ka deklaruar se, vitin e akluar 5,287 persona humbën jetën teksa refuzonin arrestimin, ndërsa 1,569 të tjerë vdiqën kështu deri në mes të majit të këtij viti. Por, raporti i OKB-së lë të kuptohet se shumë prej këtyre vdekjeve ishin në të vërtetë ekzekutime.
Raporti shfaq dëshmitë e 20 familjeve, të cilat thonë se burra të maskuar e të veshur me të zeza nga FAES (Forcat Speciale) erdhën në shtëpitë e tyre në mjete të zeza pa targa. Ata hynë në shtëpitë e tyre me forcë, sulmuan gratë dhe vajzat dhe vodhën sende me vlerë.
“Ata i ndanin të rinjtë nga anëtarët e tjerë të familjes përpara se t’i qëllonin”, thuhet në raport.
“Në çdo rast, dëshmitarët kanë dëshmuar se FAES ka manipuluar vendin e ngjarjes dhe provat. Ata vendosin armë dhe drogë si dhe qëllojnë me armë zjarri në mure ose në ajër për të krijuar imazhin e një konfrontimi dhe për të thënë se viktima kishte ‘kundërshtuar autoritetin'”.
Sipas raportit, vrasjet ishin një pjesë integrale e fushatës së Presidentit Nicolas Maduro për “neutralizimin, shtypjen dhe kriminalizimin e kundërshtarëve politikë dhe njerëzve me qëndrim kritik ndaj qeverisë.
Venezuela zyrtare deklaroi se raporti “privilegjon ekstremisht dëshmitë negative, duke fshehur ose minimizuar masat e miratuara për të avancuar të drejtat e njeriut”. Gjithashtu, u tha se kërkimi nuk ishte “objektiv ose i paanshëm”.
“Ka pasaktësi të panumërta, gabime, fakte të marra jashtë kontekstit dhe pohime të rreme”, tha qeveria.
Venezuela ka vite që po përjeton një krizë humanitare dhe politike, e nxitur nga politikat ekonomike të Maduro-s, lufta për pushtet dhe rënia e të ardhurave të naftës. Maduro ka akuzuar se përgjegjëse për krizën janë sanksionet e SHBA, që kanë për qëllim të detyrojnë Maduron të japë dorëheqjen, raporton Dita, duke iu referuar mediave nderkombetare.
e.ll./dita

Qe kane vrare kelyshat e amerikes qe kerkon te zaptoje pasurite kombetare te venezueles kane bere mire.Te tjerat jane sajime e rrena per ti paraqitur si vrasje vulgareve jo si vrasje te detyruara per te mbrojtur pavaresine e atdheut .edhe legjitimitetin e pushtetit.Si gjithmone mediat e amerikes ,mashtuese e vegla te poshtra te krimineleve amerikane.
Ke fol si Baftjari
O idiot komunist e debil revolucionar…..ata qe vriten jane venezuelian qe e duan atdheun e tyre ndryshe.Por si legen qe je i mbushur me jashteqitje propagandistike komuniste ,flet me gjuhen e 1944 ,ashtu siç flisnin monstrat baballare tuaj !!
Çudia me e madhe eshte qe mbas 91 ,te gjithe monstrat komunistet ,vrapuan ne Amerike per re njohur armikun nga afer !!!!
Ketu po qe eshte faji i Amerikes !!