Mikael Shumaker më në fund kthehet në shtëpi

redaktor

Mikael Shumaker është kthyer në shtëpi.

Pas incidentit të frikshëm më 29 dhjetor të vitit të shkuar, ish-kampioni i botës në Formula 1 ka lënë spitalin dhe do të trajtohet në shtëpi.

Kjo është bërë e ditur nga menaxherja e tij e tij, Sabina Kehm.

“Rehabilitimi i Mikael Shumaker do të vazhdojë në shtëpi.

Javët dhe muajt e fundit Shumaker ka bërë një përmirësim të ndjeshëm, por ai ka përpara ende një rrugë të vështirë për të përshkruar”, ka thënë menaxherja e tij.

Shumaker pësoi një aksident të rëndë në Francë, teksa bënte ski.

Prej muajsh ai ka qenë në spital, ndërsa ka mjekë që thonë se ish-kampioni i botës në Formula 1 nuk do të jetë më kurrë ai i pari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *