Mike Pompeo do të takojë Lavrov në Finlandë

Ori

Sipas informacionit zyrtar të pasqyruar sot në media, sekretari i shtetit të SHBA Mike Pompeo dhe ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov kanë konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhjen e rradhës të Këshillit të Arktikut, i cili do të mbahet në Rovaniemi të Finlandës gjatë datave 6 e 7 Maj.

Gjithashtu, konfirmohet se do të ketë një takim të posaçëm të dy zyrtarëve të lartë – raporton Dita duke cituar median ndërkombëtare.

Takimi vjen në një kohë kur marrëdhëniet SHBA- Rusi janë tensionuar për shkak të krizës në Venezuelë, dhe jo vetëm. Ekspertët mendojnë se dy përfaqëuesit e lartë të dy superfuqive do ta diskutojnë këtë temë me doemos.

Nga ana tjetër, Këshilli i Arktikut është një bashkëpunimin ndërqeveritar që adreson problemet e shteteve të Arktikut dhe popullsive lokale.

Këshilli i Arktikut përbëhet nga SHBA, Kanadaja, Rusia, Finlanda, Norvegjia, Danimarka dhe Suedia, ndërsa Kina, India, Koreja e Jugut, Singapori dhe Italia kanë statusin e vëzhguesit.

Pas takimeve në Finlandë, Pompeo pritet të vizitojë edhe disa shtete te tjera europiane, ndër të cilat Gjermaninë dhe Britaninë.

e.ll. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *