Miket Ambasadore, që më përlotën

DITA Online

Largohet nga Shqipëria Ambasadorja e RP të Kinës zonja Jiang Yu.

Në fundvitin e 2018-s, përveç të tjerash, cilido kujton dhuratat, mesazhet, urimet nga njerëz të dashur, familjarë, miq dhe mike.

Unë i ruaj, pse i konsideroj një vlerë, kujtime të bukura, që i shtohen arkivit te jetës.

Në këto rreshta dua të ndalem tek dy mesazhe, që më kanë përlotur, emocionuar deri në qelizë, ato që kanë dërguar dy Ambasadore të akredituara në Tiranë: zonja Jiang Yu, e RP të Kinës dhe Sanja Bujas-Juraga e Kroacisë.

Dy diplomate të shquara, që kanë në vëmendje edhe bashkëpunimin me gruan intelektuale shqiptare, dy mike zemre, që vlerësonin dhe respektonin punën time dhe të Fondacionit që drejtoj, ( gjë, që nuk e bërë asnjëherë zonjat e mëdha të vendit tim, që angazhimi në politike, ju dha poste të rëndësishme, në organet vendimmarrëse dhe institucionet e shtetit ) Dëshiroj që këto mesazhe, t’ i bëj publike, për t’ju shprehur publikisht mirënjohjen e thellë, për fjalët që u dalin nga zemra.

I vlerësoj si dhuratën më të bukur dashurinë dhe mirënjohjen e tyre, prej të cilave, unë, nuk do të ndahem kurrë.

Me përulësi ndaj jush, zonja Ambasadore të dy vendeve mike!

Do të takohemi në Kinë dhe në Shqipëri

Ambasadorja re RP te Kinës, zonja Jiang Yu, ditën që largohet nga Shqipëria, pasi mbush misionin e saj diplomatik në Shqipëri, më shkruan këtë mesazh në telefonin tim.

“E dashur zonja Zenepe Luka. Për shkak axhendës sime të ngjeshur teksa po largohem, nuk pata mundësinë që tju takoja, ndaj ju kërkoj ndjesë. Unë të falënderoj sinqerisht për dashamirësinë tënde dhe të jam mirënjohëse për mbështetjen dhe bashkëpunimin për kryerjen e detyrave gjatë mandatit tim në Shqipëri.

Gjithë kohën unë do të mbaj në thellësi të zemrës sime, mikpritjen dhe miqësinë që më keni afruar dhe shpresoj në të ardhmen se do të takohem patjetër me ty, qoftë në Kinë apo edhe në Shqipëri.

Nga zemra ju uroj të gjitha të mirat, juve dhe zonjave të Fondacionit që drejtoni./ Jiang Yu

Zenepe Luka

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *