Mikhail Minshustin votohet si kryeministër i ri i Rusisë

J L

Mikhail Minshustin është kryeministri i ri i Rusisë.

Dhoma e Ulët e Parlamentit rus miratoi kandidaturën e tij me 383 vota pro, ndërkohë që nuk pati asnjë votë kundër ndhe vetëm 41 abstenime.

Minshustin ka shërbyer si drejtues i Shërbimit Federal të Taksave.

Ai është diplomuar për inxhinieri informatike në vitin 1989.

54 vjeç, Minshustin ka një karrierë teknicieni ku ka punuar edhe në mbikëqyrjen e proceseve të fiskalizimit ndërkohë që në këto cilësi ka hyrë në karrierë politike, fillimisht me detyrën e zv.ministrit për taksat, në krye të Agjencisë së Kadastrës dhe mandej në menaxhimin e Zonave të Veçanta Ekonomike.

Ai hyri në stafin personal të presidentit Putin në vitin 2009 dhe në vitin 2010 mori detyrën e kreut të Shërbimit Federal të Taksave.

Në këtë detyrë ai shpalli luftë ndaj “të dhënave të pista” duke goditur mekanizmin e rimbursimit të pajusitifikuar të TVSH-së.

Ai nxiti informatizimin e sistemit duek çuar në reduktim të ndjeshëm të inspektimeve dhe lehtësim të problemeve me biznesin.

Përzgjedhja e tij ka vlerën e një qeverie teknike dhe me gjasë të projektimit të një krahu të djathtë nesër në qeveri, ku parashikohet që me ndryshimet e reja kushtetuese, Putin të jetë kryeministër.

ResPublica

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *