Në jetë kam shumë pak miq. E kam fjalën për ata të vërtetët. Ata që nuk të shohin si ushtar, as si pisqollë për t’u hedhur në llogore. Për ata që të pranojnë ashtu sic je. Me arin, marrëzitë dhe jashtëqitjen në kokë. Sepse të gjithëve na vjen pak era kakë. E megjithatë, këto kohët e fundit mercenarët e famshëm shqiptarë shkojnë dhe iu ankohen nja 2-3 miqve të mi. U thonë: ore, po çfarë ka ai Rezarti me ne? Ata janë aq trutharë saqë besojnë se këta 2-3 miqtë e mi më frymëzojnë mua që t’iu nxjerr të palarat në shesh. Pika iu rëntë këtyre qyqarëve.

Le të bëj ca gjëra të qarta. Më quani ç’tju dojë zemra. Arrogant, megaloman, idiot, filozof, pis, katil. E drejta e juaj kjo. Ama vetëm për një gjë nuk jua fal. Të më kufizoni lirinë e mendimit. Të më vini e të më thoni: aman mër burrë! Mos e tall X intele-k-alë se e kam mik të ngushtë. Këto hatre dhe qoka nuk i pranoj. Do të jem unë ai i pari që do ta denoncoj nënën time si kurvë, nëse ajo sillet si kurvë, hajdute, mashtruese apo hipokrite. Këtë do ta bëja edhe për babanë tim, fëmijtë e mi, të afërmit e mi por edhe ndaj cilitdo miku që deri dje ka qenë dinjitoz por që papritur është hedhur në ringun e valles së kriminelëve dhe grabitësve të paskrupullt. Po ua përsëris. Nuk keni nevojë që të aktivizoni gazetarë investigativë, as avokatë të anti-krimit për të zbuluar zullumet e tyre. Qelbësirat duhen fëlliqur dhe unë këtë do ta bëja edhe ndaj njerëzve të mi më të vyer.
E kur unë nuk kursej atë që më ka ushqyer me qumësht si do të kursej të tjerët?
Së dyti! Unë nuk diskretitoj askënd. Sepse njeriun dinjitoz nuk e nxin as Zoti i madh lart, dhe jo më unë vdekatari. Nëse ju e shisni nderin, moralin, fjalën artistike për interesa të ngushta personale, faji nuk është i mi. Edhe pistoleta sarkastike me të cilën ju shënjestroj nuk është e imja. Ju vetë ma hidhni atë në tavolinë me kompromiset dhe pazaret prostituive që bëni. Ju vecse vetëvriteni publikisht. Dhe unë i mjeri thur ca statuse tallëse. E c’të bëj? T’ju lëvdoj që u vetgroposet për së gjalli për një karrige zyrtare, ndonjë cmim letrar, një thes me euro, apo për të fluturuar si mizë heroike në gjirin e epshit rozë?
Së fundmi!
Nuk kam asgjë personale me ju o merhumë ose shpirtra të shitur, për dy arsye.
1) Liria ose dëshira e zjarrtë për të ruajtur mendimin tim të pavarur më detyron që të ulërij deri në sekondën e fundit të jetës. Është e vetmja gjë që më ka mbetur. Dhe kjo ka qenë një rrugëzgjidhje shumë e vetëdijshme. Ju nuk jeni më të mençur se mua për t’iu bashkuar karvanit të rilindjeje post-komuniste. Mund t’isha bërë fare lehtë, deputet, drejtor shkolle, nëpunës ambasade, përfaqësues i organizatave shqiptare nëpër botë. Nëse nuk u bëra i tillë, kjo ka ndodhur ngaqë nuk kam pranuar kurrsesi të shes lirinë time për një thes me privilegje vdekatare. Ju që e bëtë, mirë e bëtë. E drejta juaj.
2) Nuk kam asgjë personale me ju sepse nuk jemi ndodhur asnjëherë në llogore të kundërta kush e kush të marrë ndonjë çmim letrar te pamerituar. Pra, nuk jua kam përlarë as çmimet letrare, as ofiqet zyrtare, as thasët me euro, as nuk jua kam vjedhur sytjenat dashnoreve tuaja. Nuk kemi pra asnjë konflikt interesi. Ne dallojmë se unë luftoj si punëtor kapitalist për të mbajtur frymën gjallë. E bëj këtë për të ruajtur edhe një herë emrin dhe lirinë e të shprehurit. Ju doni edhe të shkëlqeni moralisht edhe materialisht nën sqetullat e diktatorëve. Epo dy shalqinj nuk mbahen në një sqetull.
Ju lutem pra të mos m’i bezdisni me ato 2-3 miq. Sepse ata nuk do t’ia arrijnë kurrën e kurrës që të më ndërsejnë kundra jush. As nuk do tia arrijnë që të më frenojnë që të mos iu tall e qesh me oi teksa ju shoh të përpëliteni nën çarçafët oborrtarë dhe barrikadat e ushtrive të servilëve.
Reflektoni dinjitet intelektual dhe artistik dhe unë do t’ju shndërroj në Perëndi.
Vetë e keni në dorë pra.
Ju faleminderit paraprakisht!!
Rezart Palluqi
v.l/ Dita
Nje reflektim i rralle