Në krye të misionit të vëzhguesve të ODHIR do të jetë një eksperte amerikane e zgjedhjeve, që shkon në një linjë me shqetësimin e rritur dhe publik të SHBA për proçesin e 23 qershorit.
Conny McCormack do të zëvendësojë britaniken Audrey Glover, që ishte në krye të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në vitin 2009.
Ekspertja amerikane, që do të jetë në krye të misionit të ODIHR-it në Shqipëri, njihet për angazhimin mbi 25-vjeçar dhe ka kontribut të spikatur veçanërisht në përmirësimin e legjislacionit për çështjen e regjistrimit dhe verifikimin e votuesve.
Ky specializim mesa duket ka qenë dhe përcaktues për dërgimin e misionit të saj në krye të misionit vëzhgues në Shqipëri, ku këto problematika kanë qenë jo thjesht të pranishme, por edhe ndikuese në rezultatin zgjedhor.
Megjithatë, ODIHR është i kontraktuar nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së në një mision të përbashkët monitorimi, çka do të thotë se peshën e raportit përfundimtar për zgjedhjet e ka Asambleja Parlamentare e OSBE-së, e kryesuar aktualisht nga austriaku Wolfgang Grossruck.
Ekipi i Asamblesë Parlamentare do të drejtohet nga përfaqësuesi i saj special për Europën juglindore, Roberto Battelli, deputet slloven. Ai ka marrë pjesë në 19 misione monitorimi në shtete të ndryshme anëtare të OSBE-së.
Misioni vëzhgues i zgjedhjeve do të mbërrijë në Tiranë në datën 13 maj. Ajo që mësohet është se amerikania McCormack do të jetë kryesuese e misionit afatgjatë, ndërsa slloveni me origjinë italiane, Battelli, drejtues i misionit afatshkurtër të vëzhguesve jo vetëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, është personi që do të paraqesë raportin paraprak të zgjedhjeve në datën 24 qershor.
Battelli, përveçse kryesues i misionit të vëzhguesve, sikundër Grossruck, mban një post tjetër të lartë në Asamblenë Parlamentare të organizatës.
Ndërsa Grossruck është zëvendëspresident i asamblesë, Battelli prej dy mandatesh mban postin e shefit të Thesarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Dyshimet mbi lidhjen mes të dyve shtohen pasi Battelli ka vizituar në vitin 2010 Shqipërinë dhe është deklaruar pro raportit dhe vlerësimeve të Grossruck për zgjedhjet e 2009-ës, duke i konsideruar ato të rregullta.
Për vëzhgimin e garës elektorale të 23 qershorit në Shqipëri, OSBE-ODIHR ka vendosur të sjellë një numër relativisht të lartë vëzhguesish afatshkurtër dhe afatgjatë, rreth 430 të tillë./TCH
Saliun nuk mund ta mbroj as zoti pasi eshte teresisht humbes. Dhe kete e di shqiptaret bota por vecanerisht Amerika . Amerika Grossruck-et i shtyp si buburrecat ndersa saliun si milingonat.
KY ESHTE NJE I KAPUR NGA MAFIA ITALIANE >.DUHET TE BIEN BURIT FORT PER KTE QE KA NDOLL NE SHQIPERI >.BERISHI DO TI COJ ZGJEDHJET NE KOLEGJ QE TA ZGJIDHI ME GJYKATAT E DHJERA TONAT.
Këtë rradhë do shkojë haku tek i zoti.Nuk mund vazhdojë gjithmonë te deformohet vota dhe demokracia te vegjetoje ne egersi.Tashmë ka ardhur koha qe Berisha te hiqet nga memoria e shqiptareve dhe njheresh te dali ne pension.
PS eshte e papergatitur per skenaret e manipulimit te Berishes. E vetmja zgjidhje eshte thirrja e popullit ne protesta masive dhe dalja e Edi Rames ne krye te tyre. Sala nuk ik as me vote e as me raporte qe shkruajne miqte e tij.
Partia Socialiste do te mare pushtetin,vetem kur te mos ekzistoi Aleanca Kuq e Zi.
Sa te jete Aleanca Kuq e Zi,Partia Scialiste nuk i fiton me zgjedhjet.
Proven ekeni me 25 Qershor
Vezhguesit jane rrogetare dhe ne vende problematike ku ka diktature si ne Shqiperi ,marrin shtesa te majme pagesash ne euro. Ne perfundim te misionit te vezhgimit raportet i kane standarte as mish as peshk dhe e mbyllin me thenien e sterthene per ne ,qe keto zgjedhje ishin me te mira se te kaluarat. Ata ikin dhe nuk e kthejne me koken pas, mjere ne si popull qe presim cdo gje te na i zgjdhin te huajt. Fatet e Shqiperise duhet ti marre ne dore populli dhe ti presi doren , vrasesit dhe vjedhesit te votes se lire Sali perbindeshit.
1. ” EVROPI ” … akoma do te beje eksperimente me ne ? !
2. Kush do t’ja kujtoje Arvizu-it ,qe per keto zgjedhje ,t’mos harroje e t’na vije me kemishe me menge te shkurtra,se pastaj nuk do te kete se cfare te PERVESHE …?
3. Te derguarit e evropi-it dhe amerikes sa % me teper do te paguhen neqoftese do u duhet te kullojne turbullimet qe mund te ndodhin edhe per shkak te miqeve ” MICAN-llinj ” ?
4. Si ndjehen miqte keshillues kur shohin se keshillave te tyre nuk ” ua var fare ” ai (burri i shtetit ) ? ?