Nga Auron Tare
Botuar në DITA
1 – Washington DC, dimër 2002
Dimri në Washington DC është gjithmonë i ashpër por dhe i bukur. Qershitë japoneze që ngrijnë nga akulli, parqet plot borë dhe godinat gri qeveritare impozante dhe të shtrira në hapësirë, e bëjnë kryeqytetin amerikan veçanërisht interesant.
Në një qoshe të njërës prej këtyre godinave po prisja taksinë që kisha porositur. Eshtë dimri i vitit 2002 dhe ende Uber nuk ka dalë në skenë. Tek përplasja këmbët nga i ftohti, taksia erdhi dhe për 10 minuta udhëtuam përgjatë Lumit Potomak.
Ndaluam pranë një vile të këndshme rrethuar nga pemë të mëdha, taman si në filmat amerikanë që shikojmë shpesh. Vila e bukur rezantonte siguri. Isha i ftuar për darkë nga një mikeshë e imja e cila drejtonte programet e Universitetit të Yale-s. Departamenti i saj më kishte dhënë një bursë studimi për 2 vjet në këtë universitet dhe pas një beteje me veten nëse duhet të shkoja apo të qëndroja ne Shqiperi për t’i dhënë forme modelit të Parkut Butrintit, kisha zgjedhur këtë të fundit.
Darka ishte në fakt një lloj falenderimi për insistimin e mikeshës sime që të vija me patjeter në Universitetin e Yale-s dhe doja që nga afër t’i thoja arsyet e refuzimit tim. Pasi hoqa pallton me borë dhe i zgjata një dhuratë modeste shqiptare mikeshës sime, u futa në kuzhinën e ngrohtë.
Ishte një darkë shumë mikpritëse, ku të zotët e shtëpisë dhe unë gatuanim së bashku për t’u ulur më pas për darke. Ndërkohë që shkëmbenim biseda të përgjithshme, u hap dera dhe një burrë i gjatë me një ballë të lartë hyri brenda plot furi. Më shtriu doren dhe u prezantua- Strobe Talbot.
Duke qeshur më tha që mezi e kishte pritur darkën tonë. I habitur e pyeta përse?. E dija shumë mirë se kush ishte ai dhe çfarë detyre kishte tashmë që administrata Clinton ishte larguar nga pushteti. Talbot drejtonte Brooking Institute, një “think tank” me një pushtet të madh në DC.

Për vite me rradhë kishte qenë N/Sekretar i Shtetit me një pushtet të pakufizuar, pasi të gjithë e dinin se në rininë e hershme kishte ndarë jo vetëm një dhomë me studentin Bill Clinton në Universitetin e Oxfordit por edhe shumë ëndrra politike.
Në atë kohë ai kishte përkthyer kujtimet e Nikita Hrushovit, një ndërmarje që e kishte vënë atë në vëmendje të qarqeve të interesuara për politikën sovjetike. Prej këtej kishte filluar edhe karriera e tij në gazetari ku u bë një yll i revistës “Time”.
“Do doja shumë të flisnim sonte për pasionin tim të rinisë”, më tha Talbot, “Radio Tiranën”. Super i habitur e pyeta se ku e kishte dëgjuar radion e qytetit tim? Duke hapur një shishe vere, Strobe Talbot më tregoi se ai dhe një grusht i vogël i miqve të tij të Universitetit Britanik ishin tmerrësisht të interesuar se çfarë ndodhte pas Perdes së Hekurt.
Si student dhe me vonë si ekspert i rëndësishëm i çështjeve sovjetike, Strobe Talbot kishte dëgjuar me endje të madhe zërin e Radio Tiranës, një stacion ky shumë i fuqishëm për kohën që transmetonte me valë të shkurtëra anë e mbanë botës.
“Radio Tirana vinte nga një vend i vogël enigmatik, një lloj Tibeti europian mbyllur për botën, por që çuditërisht çdo pasdite dilte në valët ndërkombëtare për të treguar me krenari ideologjinë e saj”.
“Kam qenë dëgjues i rregullt…”. më tregonte Talbot, “pasi jo vetëm ishte një kuriozitet i madh të dëgjoje zërin e një radioje nga përtej Perdes së Hekurt, por në këtë mënyrë mund të mësoja diçka më shumë mbi përfshirjen e Kinës në Europë. Fokusi im ishte Bashkimi Sovjetik, por nëpërmjet Radio Tiranës unë përpiqesha të kuptoja marrëdhëniet sovjeto-kineze nëpërmjet kursit që mbanin shqiptarët”, më shpjegoi ai.
Edhe gjatë periudhës së tij si gazetar i njohur i çështjeve sovjetike, ai kishte vazhduar ta dëgjonte Radio Tiranën tashmë më shumë si një thrill të ruajtur nga jeta studentore.
I mrekulluar nga rrëfimet e atij që për 7 vjet kishte qenë një prej njerëzve më të rëndësishëm të politikës amerikane, mendoja sa e çuditshme është bota. Për ne të rinjtë e asaj kohe, të etur për tingujt që vinin nga Perëndimi me një radio të vogël dore “Sharp” ku ishin lidhur me llastik dy bateri ngjyrë kafe ushtarake, dëgjonim fshehurazi muzikë apo lajme “kapitaliste” në fjetoren e shkollës sonë “Skenderbej”.
Ndërkohë, në eter, në Universitetin e famshëm të Oksfordit, një grusht të rinjsh dëgjonin plot kuriozitet zërin e njohur “Ju Flet Tirana”.
2 – Pranverë 1996, Lugina e Zagorisë, Malëshovë
Nën degët e manit të kuq në sheshin e zhveshur të fshatit Malëshovë, ishim mbledhur rreth një zjarri të madh. Edhe pse fund maji, në male ishte ende shumë freskët. Çadrat ishin ngritur, darka tashmë ishte shpërndarë dhe alpinistët britanikë po ndanin me njëri tjetrin paguret e Wiskit.
Çdokush rreth zjarrit tregonte episode nga udhëtimet e mëparshme. Ky ishte grupi i parë britanik që nga Lufta e Dytë Botërore që po eksploronte Luginën e Zagorisë. Kisha pregatitur një ngjitje në gjurmët e alpinistit me famë botërore Bill Tilman, i cili në vitin 1943 kishte pasur bazën e tij në Sheper të Zagorisë.
Alpinistë dhe eksploratorë të klubit të njohur londinez “The Royal Geographic Society” kishin ardhur për të nderuar në një farë mënyre një prej anëtarëve më të famshëm të këtij Klubi, duke u ngjitur në gjurmët e tij.
Teksa flisnim për jetën e Tilmanit në Shqipëri, një prej alpinisteve më pyeti nëse mund ta çoja tek Radio Tirana kur të ktheheshim në Tiranë. “Patjetër”, i thashë, “po përse kjo kërkesë e çuditshme?”
Si avokate e njohur irlandeze e dija që ishte përfaqesuesja ligjore e Sead O Conor. E pyeta mos kjo kërkesë kishte lidhje me të? “Ah jo”, m’u përgjigj duke buzëqeshur dhe nisi të shpjegohej.

“Në shtator të 1983-shit, në burgun e famshëm britanik të sigurisë së lartë MAZE në Belfast, u arratisën 38 anëtarë të Brigadave Revolucionare Irlandeze. Ishte një prej arratisjeve më spektakolare në historinë angleze. Një pjesë e anëtarëve të IRA-s mundën të vinin në Irlandë, të tjerët u kapën dhe disa rezistuan për disa ditë në çatinë e burgut duke refuzuar të dorëzoheshin.
Si një avokate e re, unë përfaqësova disa prej këtyre anëtarëve të IRA-s në gjykimin e tyre, pasi u kapën nga forcat angleze. Ata më treguan se fshehurazi në këtë burg dëgjonin Radio Tiranën e cila mbështeste luftën e popullit irlandez kundër britanikëve.
Gjatë arratisjes, Radio Tirana kishte qenë e vetmja media e cila kishte mbështetur aktin e tyre si dhe për ditë me rradhë ju kishte bërë thirrje që të mos dorëzoheshin. Kjo mbështetje nga një radio e panjohur për ne në Angli kishte bërë shumë pershtypje,
Gjatë gjykimit të tyre në Belfast, me krenari ata e përmendën mbështetjen që kishin marrë nga Radio Tirana” dhe, duke më zgjatur paguren e Wiskit më tha: “Do t’a dija shumë për nder nëse më çon ta shikoj këtë radio të çuditshme”.
3 – Tiranë, vjeshtë 2014
Në oborrin e një restoranti të njohur afër Piramidës po prisja Prof. Getachew Engida, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO-s.
Po vizitonte Shqipërinë dhe, përveç pritjeve dhe takimeve protokollare, kishte shfaqur dëshiren të më takonte si person që tashmë isha zgjedhur në Këshillin Shkencor të UNESCO-s.
U takuam në oborrin e vilës së shndërruar në restorant dhe duke shtrënguar duart, me një thjeshtësi të admirueshme, Profesori filloi të pyeste për tema të ndryshme.
Prof. Engida ishte një personalitet i njohur nga Etiopia. Ishte edukuar në Londër dhe kishte ngjitur shkallët e karrierës ndërkombëtare duke arritur që të jetë një prej njerëzve më të rëndësishëm në UNESCO. Pas një bisede të gjatë dhe të këndshme, Prof Engida më pyeti: “A mundet të më çosh te Radio Tirana?”

Në fakt ishim shumë afër nga Radio Tiranës, kështu që i çuditur e pyeta më shumë për dëshirën e tij, duke pasuar kësisoj shpjegimi: “Jam rritur në një fshat të varfer etiopian”, më tha.
“I ri e kisha të vështirë të shkoja në shkollë. Im atë ishte ushtarak dhe rrallë vinte në shtëpi. Ju bashkova një grupi marksist-leninist të lëvizjes studentore. Lideri ynë, më vonë një figurë e rëndësishme politike, e kishte mësuar teorinë marksiste nga një radio e çuditshme të cilën filluam ta dëgjonim edhe ne. Ishte Radio Tirana.
Mund të them se formimi im majtist në atë kohë si student erdhi nga programet e Radio Tiranës. E dëgjonim në grup duke analizuar dhe komentuar programet e saj.
Në 1974-ën, lëvizja jonë studentore ishte pjesë e grushtit të shtetit të famshëm që rrëzoi perandorin Haile Selasie. Por udhëheqësi ynë Mariam Mengistu erdhi në pushtet vetëm në 1978-ën. Në fjalimin e tij të parë si lider ushtarak i Etiopisë dhe udhëheqësi i Partisë Punëtore, i frymëzuar nga fjalimet e Radio Tiranës, premtoi se do ta bënte Etiopinë një ‘fanar ndriçues’ ashtu si Shqipëria”.
Profesori ndaloi pak, buzëqeshi dhe me tha: “Unë munda të marr një bursë për në Angli dhe u largova nga Etiopia”. U ngrit në këmbë dhe duke përshëndetur kamarieret më tha: “Dhe tani më ço të lutem ta shikoj radion e rinisë sime”.

N2 i Unescos qe , o Auron Tare, votoj kunder anetaresimit e Kosoves! Ndikim fantastik paskemi pasur tek ai apo si ajo kadareja jone qe pikerisht ate dite zgedhi me ardhur me vonese ne seancen!
Sa driteshkurter jeni zonja Lili. E para ca lidhje ka kjo me Kosoven o tarallake?
N2 i Unescos na qenka nje enverist i vjeter edhe aq dashamires per shqipet sa refuzoj pranimin e kosoves, kjo sa per lidhjet me kosoven edhe shokun e auronit
@Lili pse kush loboi qe Keshilli Ekzekutiv i UNESCO te propozonte anteraresimin e Kosoves? Serbia?
Apo ndodhi vetvetiu?
Kujtime te çmuara te shokut Belul.
Auron Tare! Zakonisht nuk i pëlqej shkrimet e gjata, por do të ishte një ndër rastet e rralla , që këto dy tregimet e tua per ate radio Tiranen të zgjateshin edhe me se për këtë të sotmen nuk di a e dëgjon njëri !?
Të përgëzoi edhe për mënyrën e te shkruarit!
Fatmir Xhamallati
Shume histori interesante.
Ta lezojn ata qe punojne sot ne Radio Tirana dhe te ndihen krenare per ndikimin qe kane patur tek kaq shume njerez te ndryshem njeri nga tjetri
Hej redaksia, rregulloni websitin. Keni kodin gabim dhe kjo ka kohe qe ndodh. Ana e publicitetit majtas mbulon nje pjese te shkrimit kryesor. Ju befte mire gjeli i detit.
karakteristik by..th, trashesh;
me te degjuar dicka perendimore, me radio me bateri te lidhura me
llastik brekesh dhe ..HOPA,
beheshe anti..SOCIALIST .
Sejcili emigrant shqiptar i pas 90-ave ka histori te tilla me degjimin e radio Tiranes ne gjuhe te huaja nga shume e shume te huaj! Biles edhe neve ne Shqiperi kemi lidhje me ‘te, sepse per dedektimin e valeve te saj jashte shtetit sa me lirshem, duhej te ndalonin zhurmuesit shqiptare. Keshtu televizoret tane kapnin me mire italianin dhe jugosllavin.
E paska pas tamon Ver Bythqimi, paskena qen fener ndriçus pre verteti, me vajgur me vajgur, amon na nigjojte gjith dynjoja…. mjaft mer se na çat trapin me kto prralla patetike ka e kalumja.
po me ver po na rrofte tallavaja e Tirones se sotme ene ahere ene sot delet e hane ne koke
Po pse o Kasemo, meqi sot kena tallava, duhet me i knu mutit qi kishim dje, a si?
“This is Tirana calling”- zëri i Preng Zhupës, hapte emisionin në anglisht të Radio Tiranës, që së bashku me Nusret Mamaqin dhe një zonjë ( nuk i kujtoj emrin), ishin bërthama e këtij emisioni, që filloi në vitet ’60.
O Auron a mund te na shpjegosh, cili ishte qellimi i ketyre tregimeve? Qe Radio Tirana ka qene e fuqishme? Po dihet ajo se investonte Partia me shumice aty meqe do “ndryshonte boten”.. e pastaj?? Nuk e kuptoj..
“Radio e cuditshme” i thote tarja ngaqe s’paska qene trendy me kenge rock’n rroll qe ti degjonte Tarja kur ishte begs.
mire thua ti o xxx, duhet t’i thoshte “Radio muti” se vetem mut shperndante.
Sa inat i kam keto legjenda turperuese!
Shqiperia ishte nje laborator me pronesi te perbashket te te dy aleateve te fshehte Anglia dhe Hebraiket(komunizm) dhe kaq.
I lexova me kureshtje keto tre shembuj dhe me thene te verteten edhe nje antishqiptar me damke duhet te ndjehet krenar ose te pakten te heshte..
.
Me ngadale ti zoteri qe u bere gati te me quash enverist…ju lutem lexoni me poshte disa mendime dhe thuaj cfare te duash por te garantoj me jete se nuk kam asnje lidhje me ate sistem ( i mire apo i keq eshte heret te gjykohet)
.
Kur flasim per ate kohe.
.duhet te shkojme llogjikisht ne ato vite
se Shqiperia ishte kunder dy superfuqive
dhe gjeografikisht ishte e rrethuar
nga Serbet dhe Greket
qe ishin kapterre te synimeve
ruse apo amerikane…halengleze etj
.
Le te jap nje shembull akoma me interesant
Kryeministri kinez gjate nje vizite ne Beograd pyetet nga nje gazetar se cfare mendonte per “ish motren e vogel” duke nenkuptuar Shqiperine dhe ai midis te tjerash thote se brezi i tij ishte edukuar me filma shqiptare dhe permend me emer filmin Horizonte te Hapura dhe Adem Reken dhe fabulen e filmit qe e kishte reference ne jete….dhe mendoj se kryeministri kinez nuk eshte gje e vogel..
.
Qershia mbi torte:
Ketu nuk eshte problemi per persona te vecante por per nje vend dinjitoz ne politiken boterore dhe nje numer shume i madh shtetesh i kane ngritur kapelen vendit tone si ne rastin kur u votua rezoluta shqiptare ne OKB per Kinen 1970 me rezultatin tete me dy ndaj rezolutes amerikane dhe video me poshte nuk ka vend per koment kur Xhorxh Bush atehere ambasador ne OKB pranoi disfaten..
https://m.youtube.com/watch?v=lvmGhmncoXw
O beks , sa shume te paska infektuar shkolla e kadeteve , Shqiperia shkemb graniti qe “leshon rreze drite e lirie “. Ku burri me gruan flinin ne nje krevat dhe kishin frike nga njeri tjetri .O te dhjefasha ne radion tende .Ne kohe te komunizmit une i degjoja me vemendje lajmet ,propogandat e partise ,si puna jote dhe Radio Tiranen . . Me thote nje dite femija im , ti o bab nuk e do komunizmin , ti e urren ,nuk te kuptoj pse i degjon me vemendje lajmet dhe radion tende o Beks .Pergjegja e ime o kadets ishte :::::Sa me shume genjen partia , mburret me realizimin e planit dhe sa me shume mbusheshin hambaret me grure ,aq me shume dekradonte Shqiperia . Besoj se me kupton o kadat ,si puna e jote me kete radio Tiranen , fener ndricues ne bote .Interesant ?????
U plake dhe dore soqe ,tu befshin guret e varrit , lo…..qe .
Zoti Adih.me gjithe respektin te pakten formal per ju pronaret e tokave jeni bere boze duke u qyrravitor te Enveri dhe Tarekapterrat .Nese duhet nje Big Dekorate per Enverin nga Ju eshte fakti se ai personalisht ruajti gjithe dokumentacjonin e pronave qe gjeti ne nendor 1944..Te kujtoj se kam ndegjuar persona juridike ( te trembur dhe te pjedhur) qe verteojne se pas vrasjes se gjyqtari S.Konomi qendron Hordhia e Toptaneve me ‘Kapedan Fejziu” qe nuk e ka problem te beje biznes me SHPK -Vrasje me porosi ku vrasja e nje gjyqtari pronar(qyqari) eshe rrotull gjysem miljoni dollare.
Ne kete prizem mos u qyrravit te Enveri me Taret e tij por shko nga SHPK-ja jep gjysem miljoni dhe fiton nja tre-kater miljon dhe po teproi dicka me paguaj kafen..Per tu bindur lexo nje pjese nga deshmite qe po te doje Spaku i Kimit i fut prangat jo vetem Saliut me qime (floke) por dhe Saliu Qeros si thone Fejziut qe pastroi pengesat per Lalzit = New Viqidol Blood
.
Konomi u vra pasi fitoi me gjyq të drejtën pronësore mbi një sipërfaqe të madhe toke në këtë zonë.
Të paktën tre familje të mëdha kishin konflikte pronësie në të paktën 600 ha tokë në bregdetin e Durrësit me Konomin.
Një prej tyre është ajo pasardhëse e Toptanëve, nip i të cilëve rezulton në letra pronësie edhe gazetari i “Opinionit”.
Gruaja e Konomit në një intervistë për DITA në një nga përvjetorët e vrasjes makabre tha ndër të tjera që vrasësit nuk u zbuluan kurrë sepse janë njerëz me pushtet dhe i përmendi gazetares Entela Resuli “kolegët tuaj që dalin përnatë në ekran”.
Përflitet se dega e Toptanëve ku është ngjitur gazetari ka patur dijeni për vrasjen e Konomit dhe urdhëruesin e krimit.
Por prokurorët nuk kanë patur asnjëherë kurajon të thërrisnin moderatorin e njohur apo të tjerët në konflikt me Konomin, megjithë premtimet e bujshme se vrasësit do kapeshin shumë shpejt.
Pse Spaku Kimit nuk therret Saliun Qeros ? dhe Adih yne merret ke kufomen e Enverit qe letrat e pronave ishin 100% si ne 1944 1985
real state @………………………………………….
O amerikan malok pi tropje ,e cpune kane pronat ketu , ,eshte komplet teme tjeter ,. He tu befsha , lavderoje Enverin me fal se ta shava , nuk i dogji dekomentat e pronave Enveri qe e lavderon , bravo , ishte ne ligj o kunjaxhi fare pa llogjike ,dhe ishte i detyruar , por vetem ja mori pronareve, i “ndihmoi ” . se po tja linte pronat Enveri i jot qe e lavderon , gjithe pronaret do ishin prishur,, do ishin arbuar , do ishin bere te gjithe pronaret kurvare e pijanece , bile do ishin droguar . Ik ore idiot mezi pret te ofendosh e te kruesh me te tjeret . Habitem si ka mundesi te kete njerez hakmaresa , por mbi te gjitha pa llogjike , ti je llumi i fundit i botes .Po te jesh kondra kesaj teme per komentin tim , dil me kenaqesi e me kundershto dhe me sqaro , me kenaqesi ,gjithe jeta eshte shkolle . Por nuk dua , nuk perfitoj as edhe nje gje te mire , nga hakmarsa si ti ,morra te kuq ,qe lavderojne Enverin , .?????
Edhe me qe i permend Toptanet , po te sqaroj , kane vetem nje rryp toke ne Gjirin e Lalzit , dhe ka bashkepunuar nje kapo i nje partie te madhe ne shqiperi me pislleqe ,per te justifikuar vjedhjet e veta . Por do te jap nje keshille e te hap syte , me qe shan Toptanet , filloje nga ati i jot Enver , e pastaj dil e shaj morrat dhe pleshtat cunat e tije , qe na kane lene pas , e ne fund shaj Toptanasit . .
Kishte te drejte gjyshi i im qe thonte:: Nuk behet shqiperia me derra , jo o nipce .
” Nuk bohet Shqipnia me derra” Jo o nipçe (Adih) Shumè drejt e paska patur, ashtu siç shruan ti derr bir derri qènke!