Gjithçka është gati për sfidën më të madhe të “Champions League”, Milan – Barcelona. Siç ishte parashikuar, në San Siro të gjitha biletat janë shitur. Një përfitim rekord prej 4,6 milionë eurosh. Është një ndeshje ku do të marrin pjesë 301 gazetarë të akredituar, 72 fotografë, 50 televizione dhe 20 drejtues radiofonikë. Nga Spanja do të mbërrijnë 2200 tifozë, numër tejet i madh krahasuar me sfidën e çerekfinales vitin e shkuar.
Galiani: Nuk fitojnë gjithnjë favoritët
Pak orë para fillimit të ndeshjes në “San Siro”, Adriano Galiani është optimist. “Edhe këtë vit do të luajmë kundër Barcelonës. Do të luajmë kundër skuadrës më të fortë në botë dhe që është faborite. Ka lojtarin më të fortë të kohërave, Leo Mesin dhe një qendërmbrojtës që më pëlqen shumë. Por jo gjithnjë fitojnë favoritët”, deklaroi Galiani. Lidhur me praninë e Berluskonit në stadium, Galiani tha se nuk e dinin ende nëse do të ishte apo jo.
Rosel: Milani mbetet Milani
Ndërsa presidenti i Barcelonës, Sandro Rosel deklaroi thjesht se ndeshja e sotme do të jetë një ndeshje e madhe: “Milani mbetet Milani!” përfundoi ai,
Tifozët e Barcelonës, edhe nga Kosova e Sllovenia
Tifozët e Barcelonës kanë mbërritur tashmë në Milano. Shuëm autobusë të nisur nga Katalunja kanë zënë vendet e tyre. qindra mbështetës të katalunjasve janë në sheshin “Duomo” në pritje të ndeshjes së sotme. Mes tifozëve të Barcelonës, edhe grupe që vijnë nga Kosova e Sllovenia. Shumë prej tifozëve kanë thirrur në kor kundër Hoze Murinjos, trajnerit të Real Madridit dhe rivalit të Barcelonës.