Ndërsa operacioni i bujshëm është gjithmonë dhe më afër mbylljes, vazhdojnë të dalin detaje për mënyrën se si Fassone dhe Mirabelli kanë arritur të bindin Leonardo Bonucci-n.
Përveç rrogës së lartë (7 milionë euro në sezon), drejtuesit kuqezi duket se i kanë ofruar mbrojtësit edhe shiritin e kapitenit për ta kthyer në simbolin e rilindjes kuqezi.
Jo vetëm një rrogë të lartë, por edhe një rol kyç te Milan-i i ri, si lider i skuadrës së Montella-s. Fassone dhe Mirabelli kanë bërë lëvizjen fituese duke i ofruar mbrojtësit të Juventus-it dhe kombëtares së Italisë shiritin e kapitenit.
Një gjest për t’i treguar lojtarit se sa shumë e duan Bonucci-n në shtëpinë kuqezi. Në fakt, ai konsiderohet elementi ideal për ta kthyer skuadrën aty ku i takon. Më një përforcim të tillë, fjala “titull” mund të kthehet të pëshpëritet në Milanello.
