Milan e “braktis”, Carlos Bacca shkon drejtë Marsejës

Gazeta Dita

Sipas asaj që shkruan “France Football”, Olympique Marsejë, skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia, na nisur një interesim serioz për Carlos Bacca. Drejtori sportiv i klubit francez, Andoni Zubizarreta, ka pasur një takim me Sergio Barila, menaxheri i futbollistit, që në këtë mënyrë është njohur me projektin sportiv të Marsejës.

Carlos Bacca ka shënuar 13 gola në 40 ndeshje të luajtura me kombëtaren e Kolumbisë

Në këtë mënyrë nis të lëvizë diçka në të ardhmen e Bacca, pasi kolumbiani shënoi 34 gola në dy sezone me kuqezinjtë.

Milan pretendon të paktën rreth 20 milionë euro për shërbimet e sulmuesit që duket se nuk ka më vend në planet e trajneri Montella, sidomos pas blerjes së Andre Silva nga Porto, pak ditë më parë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *