Si të përmbysësh një ndeshje në 3 minuta. Na e tregon Milani i Kaljarit që ishte në disavantazhin e një goli pak minuta nga fundi i ndeshjes, me kuqezinjtë që pavarësisht një paraqitjeje aspak të bukur ja dolën të nxjerrin në pah karakterin dhe të kthehen në shtëpi me një sukses. Të çmuar për klasifikimin dhe për moralin, pas eleminimit nga Kupa e Italisë. Meritë e Balotellit dhe Pazzinit por edhe e Kabreras që me një faull naiv me dorë i hapi rrugën përmbysjes kuqezi.
Dhe të thuash që Milani ishte detyruar ta luante ndeshjen në ndjekje me skuadrën e Seedorf që demonstroi se ka vështirësi serioze me një rreshtim kaq ofensiv si moduli 4-2-fantazi pasi dy mesfushët Montolivo e De Jong lodhën për të bërë barrikadë dhe mbrojtësit gjenden gjithmonë në rrezik. E bukura për ata që e shohin ndeshjen pa qenë tifozë është se cdo aksion në sulm mund të jetë potencialisht një gol. Kështu fillimisht Balotelli në të 16-ën dhe pastaj dy herë Honda i asistuar nga Baloteli në të 18 dhe nga De Sciglio në të 39 u ndalën nga Avramov ndërsa Pinilla përfitoi nga dhurata kuqezi kur Amelia që ishte në portë në vend të Abbiatit me gjendje gripale dërgoi topin keq pas kthimit pas të Montolivios, kiliani përfitoi nga rasti dhe shërbeu për Sau që kaloi Boneran dhe shënoi.
Por me një Pazzini më shumë kuqezinjtë ncxorrën në pah krenarinë. Kur mbeteshin vetëm 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt Cabrera preku topin me dorë në kufijtë e zonës, nga goditja e dënimit nuk fal, shënon por si gjithmonë kontradiktor më pas ndëshkohet me karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen me Torinon.
Kaljari nuk reagoi dhe Milani përfitoi, dy minuta më vonë pas nga goditja e këndit të Hondas, Pazzini shënoi golin e 2-1. Sic thotë Seedorf, tani për tani vlen vetëm rezultati, për lojën e bukur do të ketë kohë.