Keisuke Honda ka paralajmëruar Milanin se ka edhe mundësi të tjera për të firmosur në janar, atëherë kur do të jetë lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës me CSKA-në e Moskës. Deklarata e 27-vjeçarit vjen pas miqësores së kombëtares së tij me Ganën në Jokohama, e fituar me rezultatin 3-1, një prej golave shënuar pikërisht nga Honda. “Milani është një mundësi për mua, por jo e vetmja. Vendimin do ta marr kur të vijë momenti i duhur”, tha lojtari japonez. Edhe pse ishte një ndër futbollistët më të kërkuar nga Milani gjatë verës, klubi rus nuk lejoi që Honda të largohej, edhe pse rrezikon të mos përfitojë asgjë nga shitja e tij. Ai është paraqitur mjaft mirë me kombëtaren, përfshirë edhe ndeshjen kundër Italisë në Kupën e Konfederatave, gjë që e ka bindur edhe më tepër Milanin për ta marrë, por afrimi i Kakasë mund të ndryshojë shumë gjëra, në aspektin financiar, por edhe atë teknik.
