Milan i papërmbajtshëm/ Vjen Rodriguez, gati Biglia

Ornela

Milani vazhdon me shpejtësi rrugën drejt ndërtimit të një ekipi konkurrues, për sezonin e ardhshëm.

Pas blerjes së Musacchio dhe Kessie, Kuqezinjtë kanë afruar një tjetër futbollist.

Bëhet fjalë për mbrojtësin zvicerian Ricardo Rodriguez, i cili pritet që të mbërrijë sot në Milano dhe të kryejë vizitat mjekësore.

Kuqezinjtë do të paguajnë 15 milionë euro për mbrojtësin e krahut dhe 3 të tjera bonus që lidhet me ecurinë e futbollistit dhe skuadrës, në sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, Milani duket shumë pranë një tjetër goditjeje në merkato, ndoshta më të madhes deri tani.

Kuqezinjtë duken shumë pranë nënshkrimit me kapitenin e Lazios, Lucas Biglia, të cilit i kanë ofruar nëj kontratë tre vjeçare me 3 milionë euro në sezon.

Mesfushori argjentinas, së fundi ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës me bardhekaltrit, duke pranuar se është në kërkim të një tjetër aventure.

Kështu, ekipi i Montellës duket se po merr formë shumë shpejt, çka do ta ndihmojë trajnerin të vendosë ekuilibrat e duhura në fushë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *