Milan katastrofë, Benevento e Memushajt dhe Gjimshitit merr pikën e parë

DITA Online

 

Një pikë e Beneventos në Serie A sivjet pritej si goli pas më shumë se një dekade i San Marinos, por ja që ndodhi dhe pikërisht kundër Milanit, skuadrës historike të futbollit italian.

Trajneri Gattuso sot e nisi si mos më keq aventurën e tij si trajner i “Djallit”, sepse skuadra e tij u ndal në barazim 2-2 nga legjionarët kuqezi, Gjimshiti dhe Memushaj.

Një rezultat i turpshëm, kur merr parasysh faktin se deri më sot Benevento ishte skuadra më e dobët në kontinent, pasi kishte humbur të 14 ndeshjet e para të sezonit.

Milani e gjeti dy herë avantazhin, fillimisht me Bonaventurën dhe më pas me Kalicin, por në secilin rast skuadra pritëse u tregua kockë e fortë dhe shfrytëzoi në maksimum gabimet e “Djallit” duke barazuar. Në minutat e fundit kuqezinjtë mbetën me 10 lojtarë, pasi Romagnoli u ndëshkua me të kuqe. Kjo i dha frymë skuadrës së porsangjitur në Serie A.

Mrekullia e “Shtriganëve” ndodhi në të 95’, kur portieri Brignoli iu afrua zonës së Milanit dhe shënoi me kokë. Çmenduri! E pabesueshme, por… realitet! Urime lojtarëve të kombëtares sonë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *