Milan dëshiron të çlirohet nga Carlos Bacca sa më shpejt që të jetë e mundur, me ofertat që nuk mungojnë për sulmuesin.
“Tuttosport” në edicionin e kësaj të marte shkruan se sulmuesi kolumbian mund të kushtoj 20 milionë euro dhe kërkohet nga Arsenal, Everton, Marseille dhe Sevilla.
Bacca dëshiron të kthehet në Spanjë, te klubi i tij i mëparshëm, dhe po pret që ata të përgatitin një ofertë – por për momentin, ata nuk e kanë. Marseille e dëshiron, por shuma është ende e panjohur.
Bacca ka pasur disa ndeshje të mirë në dy sezonet me kuqezinjtë, por ka luftuar për t’u përshtatur në sistemin e ri të trajnerit Vincenzo Montella dhe shpesh duket shumë i izoluar përpara.
Megjithatë ai ka arritur të shënoj 31 gola gjatë dy sezoneve në Serie A, duke shtuar pesë asiste.
Sezonin e fundit, megjithatë, ai arriti vetëm 13 gola, dhe Gianluca Lapadula ishte një rival i fortë për të duke i zënë një pjesë të kohës së tij të lojës.
Bacca iu bashkua Milan-it nga Sevillia për 30 milionë euro në verën e vitit 2015, ai ishte shumë afër kalimin te West Ham verën e kaluar, para se të ndryshonte mendje. Milan kishte rënë dakord për këtë transferim.
