eonardo Bonucci nuk mund të jetë i vetmi lojtar që bashkohet me Milan-in nga Juventus këtë verë. Nuk është sekret që Juan Cuadrado është një objektiv i gjatë i trajnerit të kuqezinjve, Vincenzo Montella, i cili ka punuar me kolumbianin te Fiorentina.
Alessandro Lucci, agjent i Cuadrado por edhe i Bonucci-t, është në kushte shumë të mira me Fassone dhe Mirabelli dhe marrëdhëniet e tij të mira me drejtuesit e Milan-it mund të jenë çelësi i lëvizjes së Cuadrado-s në Milan. Zyrtarisht, Juventusi pretendon se lojtari nuk është në shitje.
Sidoqoftë, jozyrtarisht, bardhezinjtë do të ishin gati ta shisin lojtarin për një ofertë rreth 30 milionë euro. Marotta, megjithatë, do të preferonte ta shiste Cuadrado-n në një klub të huaj dhe për këtë arsye ai mund të pranoj që kolumbiani të bashkohet me një klub jashtë Serie A për 25 milionë euro, ndërsa çmimi për Milan do të ishte 35 milionë euro.
AC Milan ka nënshkruar me disa lojtarë të mëdhenj dhe bardhezinjtë preferojnë të mos e forcojnë Djallin me një tjetër prej yjeve të tyre. Interesi mbi Cuadrado megjithatë është real dhe negociatat do të vazhdojnë në ditët në vijim.

