Oskar Uashington Tabarez dhe Fatih Terim janë dy trajnerë të njohur në futboll që kanë patur mes ndalesave në karrierën e tyre edhe skuadrën e Milanit.
Në këtë pikë të sezonit, të dy kishin një mesatare pikësh më të mirë se trajneri aktual i kuqezinjve, që është më shumë se kurrë në rrezik shkarkimi.
Mungojnë më pak se dy muaj nga festat e fundvitit dhe në skuadrën nga Milano e quajnë diçka të përfunduar aventurën e Marko Xhampaolo në stol. Shkak rezultate negative dhe mënyra sesi ai drejton ekipin. Kandidatura potenciale për ta zëvendësuar janë pikërisht dy teknikë që kanë provuar më parë emocionet e stolit të kuqezinjve.
Tabarez, trajneri aktual i Uruguajit zbarkoi te Milan në vitin 1996 për të zëvendësuar Kapelon por nuk arriti të përfundojë kontratën dhe u shkarkua me Milanin që mbylli sezonin jashtë champions.
Në stolin e Milan u ul vite më parë edhe Fatih Terim. Trajneri që fitoi pseudonimin Perandori për kupën UEFA të marrë me gallatasarajin, u shkarkua pa kaluar Nëntori pas një humbjeje, por tani e shohin si favorit për të ringritur imazhin e kuqezinjve.
o.j/dita
