Milan mposht Barcelonën, vendos Andre Silva në shtesë (VIDEO)

DITA Online

 

Milan e mbyll turneun amerikan duke mposhtur 1-0 Barcelonën në sfidën e vlefshme për International Championship Cup, një sukses që jep besim skuadrës së trajnerit Gennaro Gattuso në prag të sezonit të ri.

Duket se ardhja e Higuain, që nuk luajti pasi është në Milano, ka karikuar kuqezinjtë, që në “Levi’s Stadium” të Santa Clara (Amerikë), mposhtën kampionët e Spanjës me një gol të Andre Silva në minutën e 93-të.

Megjithatë, pjesa e parë u dominua nga futbollistët e ekipit “blaugrana”, që bënë pressing në gjithë fushën, dhe ishte Donnarumma ai që i shpëtoi në disa raste, ndërsa Malcolm një herë goditi shtyllën.

Ndërsa në të dytën loja ishte disi më e qetë dhe e ekuilibruar, me pak raste.

Por kur mendohej se sfida do të mbyllej pa gola dhe do të gjuheshin penalltitë, erdhi goli i Andre Silva (asist i  Kessie) në kohën shtesë.

https://www.youtube.com/watch?v=Ndswh5bsD-Q

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *