Ishte disa vite më i ri dhe nuk fliste kaq mirë disa gjuhë të Europës, anglisht, frëngjisht dhe spanjisht, vende ku Milani shqiptohet Milan dhe kuqezinjtë të mbeten sërish në zemër.
Ndoshta për këtë, Carlo Ancelotti mund të rikthehet në bazë. Pikërisht në këtë pak periudhë të drejtuar nga Clarence Seedorf, ish-trajneri i adhuruar është kthyer në mënyrë surprizë në planet e Adriano Gallianit dhe Berlusconit. Është një operacion i komplikuar, i sapo ideuar, por edhe një ide me baza, jo e lindur më kot, dhe mbi të gjitha e bazuar në ndjenja. Nga njëra anë është tekniku, që e bëri të madh Milanin në Itali dhe në Europë, përpara zhvillimeve të këtyre viteve. Nga ana tjetër është një klub që ka bërë të famshëm Carlo Ancelottin në panoramën botërore, kështu që tekniku italian i detyrohet shumë. Pa Milanin nuk do të kishte ekzistuar Carlo Ancelotti. Ndoshta edhe pa Ancelottin, klubi kuqezi do të kishte të paktën 2 Champions më pak në palmaresin e tij. Thjesht janë destinacione që duhen bashkuar sërish.
E megjithatë kjo nuk mjafton të shpjegosh zgjedhjet e komplikuara, të rëndësishme dhe thuajse të përcaktuara. Carletto është duke përjetuar një tjetër moment domethënës në karrierën e tij. Pas më pak se 1 javë luhet finalja e Championsit mes Atleticos së Madridit dhe Real Madrid, e pikërisht nga ky derbi më prestigjioz i Europës varet një pjesë e rëndësishme e së ardhmes së tij. Thonë se në Madrid, tifozëve dhe një pjese aksionerësh u pëlqen shumë pak Ancelotti, sepse nuk sjell entuziazëm, është njeri serioz, teknikisht i përgatitur, pa dyshim, por me një mentalitet jo shumë spektakolar, “difekt” që mund të anashkalohet për sa kohë që fiton. Një rikthim do të jetë i kushtueshëm, pasi Ancelotti do të duhet të reduktojë pagën aktuale, rreth 10 milionë euro, duke e ulur në rreth 4 milionë euro, por duke ditur se në stafin teknik do të ketë vend edhe për djalin e tij… Por, a do të pranojë?