Milani nuk arrin të fitojë as ndaj Lazios në “San Siro”. Kuqezinjtë e mbyllën ndeshjen në barazim 1-1 ndaj një kundërshtari me probleme, i cili vetëm 3 ditë më parë u mposht 0-3 në “Olimpico” nga Sparta e Pragës.
Rezultati i ndeshjes së mbrëmjes së të dielës në Serie A u vendos që në 15 minutat e para. Fillimisht ishte Lazio që kaloi në avantazh me anë të Parolos në minutën e 9, ndërsa 6 minuta më vonë Bacca barazoi shifrat.
Përpjekjet e Milanit nuk munguan për të gjetur golin e fitores, por nuk ia arritën qëllimit. Lazio mbeti me një lojtar më pak pas daljes nga fusha e lojës e Luliç në minutën e 84, por as ky avantazh numerik nuk e ndihmoi Milanin të rikthehej te fitorja.
Kur kanë mbetur edhe 8 javë nga fundi i Serie A, Milani thuajse e ka të pamundur për të marrë vendin e tretë
