Milani dhe Fiorentina janë ndarë në një barazim të bardhë pa gola, në javën e gjashtë të Serisë A. Asnjë nga dy ekipet nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme në “Artemio Franki”.
Rasti i parë i këtij takimi u shënua nga “vjollcët” që rrezikuan portën e Donarumas me anë të Federiko Bernardeskit.
Në pjesën e dytë vlejnë për t’u përmendur rastet e Xhakomo Bonaventuras dhe Susos për Fiorentinën, si dhe Kalinicit për Milanin.
