Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Milani dhe Interi, jashtë Europës për të parën herë pas 60 vitesh
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Milani dhe Interi, jashtë Europës për të parën herë pas 60 vitesh
KronikeLajme FlashSport

Milani dhe Interi, jashtë Europës për të parën herë pas 60 vitesh

Dita
Published May 24, 2015
Share
SHARE

Në fillim të sezonit askush nuk do ta kishte imagjinuar por tashmë është pothuasje zyrtare se qyteti i Milanos, nuk do të ketë asnjë skuadër sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës. Me humbjen 3-2 të Interit ndaj Genoas në Marassi në një ndeshje që i pati të gjitha, duke filluar që nga spektakli për të vazhduar me golat, shtyllat, traversat, ritmin e lartë por edhe golat e anulluar, shanset që zikalërit të kualifikohen në Europa League janë pothuasje zero dhe si rrjedhojë pjesë e kompeticioneve europiane në sezonin futbollistik 2015-2016 nuk do të jenë dy nga klubet që kanë shkuruar historinë jo vetëm në Itali por edhe në futbollin kontinental pasi Milani dhe Interi sëbashku numërojnë plot 10 trofe të Uefa Champions League 3 Kupa Uefa dhe 2 Kupa Kupash.

Një dështim i tillë për 2 skuadrat e Milanos nuk regjistrohej që prej sezonit të largët 1955-1956, ai që e bën edhe më të dhimbshëm këtë sezon të tmerrshëm për kuqezinjtë dhe zikaltrit është fakti që finalja e Championsit vitin e ardhshëm do të zhvillohet pikërisht në San Siro. Gjatë këtyre 60 viteve Milani dhe Interi kanë qenë pjesë e Kupave të Europës në 34 raste sëbashku ndërsa në 26 sezonet e tjera të paktën njëra prej tyre ka luajtur në futbollin kontinental. Sezoni 2014-2015 duhet harruar sa më shpejt nga skuadrat e Milanos të cilat duhet të fillojnë që tani nga puna për formimin e një grupi cilësor futbollistësh në mënyrë që një ” katastrofë e tillë” sic e quajnë përtej Adriatikut të mos përsëritet më për Interin dhe Milanin.

Dita May 24, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • mesila says:
    May 24, 2015 at 11:10 am

    oh sa mire me qene milanist-interist

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?