Milani: Fabregas në Itali gjatë dimrit

Mila Hysotoci

Duke mos u aktivizuar në asnjë ndeshje deri tani në Premier League, spanjolli Cesc Fabregas po kalon ditë të errëta te Chelsea.

I gjendur në këtë situatë, lojtari me shumë mundësi, do të largohet nga Londra në janar dhe Milani nuk kërkon ta humbë këtë mundësi.

Kuqezinjtë tentuan edhe në merkaton e verës, por spanjolli vendosi të qëndrojë te Chelsea.

Me kontratën e tij që skadon në fund të sezonit, “Mundo Deportivo” raporton se 31-vjeçari nuk do të rinovojë atë. Milani po synon ta sjellë atë në Itali gjatë dimrit.

Një ndër repartet ku kuqezinjtë janë duke vuajtur, është pikërisht mesi i fushës dhe Fabregas mund të jetë një zgjidhje për vazhdimin e sezonit.

M.H/ Dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *