Milani fiton dy ndeshje radhazi pas 7 muajsh

redaktor

Vijnë konfirmimet e para sezonale për Vinçenco Montelën, që arrin fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet, momentalisht, në vend të dytë. Eshtë një Milan që ndihet mirë fizikisht, nuk i lejon shumë kundërshtarit dhe shprehet si skuadër.

Mesfusha, me rikthimin e Kuçkës, ka një dinamizëm të mirë dhe cilësia e Bonaventurës – edhe pse me disa gabime në fazën finalizuese –ështëe e rëndësishme në mesfushë. Por, ai që bën difernecën është sulmi kuqezi, me Bakën që nuk fal përpara portës dhe Niang, që në krah është i papërmbajtshëm (realizoi gjithashtu me penallti).

Pjesa e parë është e ekuilibruar, deri në minutën e 30-të: asnjë çekulibrim i të dy ekipeve. Lacio zbret në fushë me një skemë 3-5-2, duke mos i lejuar shumë kuqezinjve. Milani e ka të vështirë të shënojë, por e gjen mënyrën, nisur edhe nga gabimi i Parolos, që humbet topin dhe i jep një autostradë pëprara këmbëve të Bakës, i cili nuk fal debutuesit Strakosha dhe realizon. 1-0 i hap rrugën Milanit që për pak sa nuk shënojnë 2-0: një e majtë e Bonaventurës në të 38’ dhe, më pas, Basta shpëton me portën e boshatisur.

Pak më parë, Strakosha bën një pritje refleksi ndaj devjimit të Bastosit, që do të kishte qenë autogol. Simone Inzagi përpiqet të ndryshojë diçka në pjesën e dytë, me Keita dhe Anderson në fushë, por moduli s’ndryshon dhe Milani menaxhon më së miri. Në të 56’, Niang gabon me portën e boshatisur, pas një super asisti të Kalabrias, por e ndreq gabimin duke fituar penallti (prekje më dorë e Radus në zonë). Pas shtatë muajsh, Milani kthehet të fitojë dy ndeshje radhazi dhe nis të shohë të tjerët nga lart, edhe pse vetëm për një natë…

2              0

Milan-Lacio

Shënues: Baka 37’, Niang 74’ (p)

E martë, 20 shtator 2016, ora 20:45, në “San Siro”, Milano

Milan (4-3-3): Donaruma, De Shiljo, Paleta, Romanjoli, Kalabria, Kuçka, Montolivo, Bonaventura (Honda 83′), Suso (Lokateli 69′), Baka (Gomez 86′), Niang. Tr.: Montela

Lacio (3-5-2): Strakosha; Bastos (Keita 46′), De Vrij, Radu, Basta, Parolo, Kataldi (Luis Alberton 77’), Milinkoviç, Luliç, Imobile, Xhorxheviç (Anderson 46′). Tr.: Inzagi

Gjyqtar: Masa

Kartona të verdhë: Bastos, Kataldi, Radu, De Vrij, Kalabria

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *