Milani është mes 100 skuadrave më të reja në moshë të Europës. Sipas një studimi të “CIES”, kuqezinjtë janë në vendin e 55-të për sa i takon moshës mesatare të formacioneve që kanë zbritur në fushë në këtë fillim të sezonit. Ekipi i Vincenzo Montella-s është i vetmi italian në “Top 100”, me një moshë mesatare 24,8 vjeç. Mes 31 kampionateve të Europës, skuadra më e re është ajo e ukrainasve të Stal Kamianske (21, 7 vjeç), ndërsa duke marrë parasysh vetëm kampionatet kryesore është Lille, në vendin e gjashtë në renditjen e përgjithshme, me një moshë mesatare 22,9 vjeç.
Në pesë vendet e para janë edhe NAC Breda, Lokomotiva Zagreb, AS Trenčín dhe FC Nordsjælland. Ndërkohë, janë vetëm 15 ekipet e pesë kampionateve kryesore të Europës mes 100 të parave në renditje: përveç Milan, skuadra e vetme e Serie A, shtatë janë nga Bundesliga (Leipzig, Leverkusen, Freiburg, Ëolfsburg, Stuttgart, Hamburg dhe Kolni), gjashtë nga Ligue 1 (Lille, Rennes, Toulouse, Bordeaux, St-Etienne dhe Lyon) dhe një nga Le Liga (Valencia). Ndërsa, për të gjetur një ekip të Premier League duhet të zbresim deri në vendin e 113-të (nga 466 klubet e përfshira në këtë renditje), ku pozicionohet Newcastle.
Për sa i takon klubeve italian, në podiumin e ekipeve me moshën më të re janë edhe Fiorentina (25,6) dhe Crotone (25,79). “Big”-ët e tjerë, Napoli, Inter, Roma dhe Juventus, janë të gjitha në pjesën e fundit të renditjes së përpiluar nga “CIES”, me formacione me një moshë mesatare mbi 28 vjeç. Në vendin e fundit është Chievo, skuadra më e vjetër në këtë fillim të kampionatit me një msohë mesatare 31,59 vjeç.


